Elvis Rroshi, drejtues i fushatës elektorale në Kavajë
Ish kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, të cilit iu hoq mandati i kryetarit Bashkisë pasi e prekte ligji i dekriminalizimit ka qenë në vijë të parë të frontit të fushatës së socialisteve në garën për zgjedhjet e përgjithshme por edhe ato të pjesshme lokale që u zhvilluan në Kavajë.
Sikur shihet në këtë video të transmetuar në një televizion lokal në Kavajë, Elvis Roshi, ka qenë në fushatë me kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë e Kavajës, Dorian Murati në fshatin Helmes me datë 24 qershor, pra një ditë përpara votimeve.
Në pamjet dallohet qartë, Elvis Roshi, që takohet më qytetarët, dhe kërkon mbështetje për Dorian Muratin, kandidatin e PS.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=RAXXYXX2Kho&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]