Emergjencat Civile, Prençi: Nevojë për buxhet, infrastrukturë dhe kapacitete njerëzore
Buxheti për emergjencat civile në Shqipëri është i pamjaftueshëm. Kreu i këtij institucioni Shemsi Prençi, gjatë takimit me kryetaren dhe anëtarët e komisionit parlamentar të sigurisë në ambientet e ministrisë së brendshme, kërkoi mbështetje në buxhet , infrastrukturë dhe kapacitete njerëzore.
Prenci bëri të ditur pamundësinë për likuidimet, ai tha se nga 290 milion lekë fonde të akorduar për vitin 2017 janë ende 100 milion lekë të pa likuiduara.
Pasi u njoh me veprimtarinë e këtij institucioni dhe shqetësimet, kryetarja e komisionit parlamentar të sigurisë, Ermonela Felaj ofroj mbështetjen e qeverisë përmes ndërhyrjeve në ligj.
Sa i takon kalimit të kësaj drejtorie pranë strukturave të ministrisë së mbrojtjes Prenci e quajti arritje pasi sipas tij mundësia për mbështetjen është më e madhe nisur nga kapacitetet që ofron.
Sipas raporteve të BE , BB, OKB për riskun botëror, Shqipëria renditet e para në Europë dhe e 40-ta në rang botëror, për riskun më të lartë nga fatkeqësitë natyrore.