Emina Cumulaj dhe multimilioneri Iranian, ja detajet e dasmës

 

Multimilioneri iranian Sam Nazarian vetëm pak kohë më parë I ka propozuar për martesë bukuroshes shqiptare më të njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Supermodelja Emina Cunmulaj do të martohet me Sam Nazarian më shpejt se sa e mendonit, pikërisht më 30 maj. Këtë e bën publike një nga kompanitë martesore më të njohura në SHBA. Emina dhe Sam do të kurorëzojnë lidhjen e tyre dhe do t’i japin fund fund barisë, pikërisht ditën e fundit të këtij muaji.

Ceremonia do të mbahet në qendër të Los Angeles-it, në hotelin e Nazarian dhe ndryshe nga fejesa e tyre e cila u zhvilluar pa shumë zhurmë, kjo pritet që të jetë një ceremoni që do të mbledhë emra të njohur të kinematografisë, fushë në të cilën është pjesë Sam Nazarian dhe personalitete të botës së modës, pjesë e rëndësishme e së cilës tashmë është bukuroshja shqiptare Cunmulaj.

SHKARKO APP