Emocionet e konferencës së parë, ministrja e PD-së: Vetëm ta bëj njëherë, se nuk di as… (Video-Humor)
Por ajo që na ka bërë më shumë përshtypje është konferenca e parë për shtyp e ministres teknike të PD-së, Xhuljeta Kërtusha.
Rubrika humoristike në emisionin “Kjo Javë” në News 24 e ka fokusuar këtë të fundit teksa e kanë kapur emocionit në daljen e parë publike në Ministrinë e Mirëqenies Sociale.
Kërtusha këshillonte mediat e pranishme të bënin prova fillimisht pasi nuk dinte si të qëndronte dhe çfarë intonacioni të mbante.
Ajo është kapur teksa thotë: “Vetëm ta bëj njëherë, se nuk di as intonacionin sa ta mbaj”, apo “Vetëm më thoni ku të qëndroj dhe ku jam më…”.
Ndërsa Enkeleid Alibeaj, i pari në listën e PD-së për qarkun e Fierit është kapur me një gafë të vogël, të cilën e ka ndrequr në moment.
“Lulzim Basha ideatori i Rilindjes”, tha ai para simpatizantëve në Fier, ndërsa më pas shtoi: “Ideatori i Republikës së Re”.