EMRAT/ Kompensimi, ndahen 90 milionë lekë për pronarët në Tiranë, Durrës, Elbasan e Vlorë

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar procesin e shqyrtimit të disa kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale. 56 pronarë përfitojnë kompensimin e pronës deri në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla. Pronarët që kompensohen për tokën e zënë nga ndërtimet pa leje janë në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë dhe Elbasan. Përmes një njoftimi, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka shqyrtuar kërkesat për kompensim pas vendimit të Këshillit të Ministrave, në të cilat është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.

Shqyrtimi

Në përfundim të procesit të shqyrtimit të kërkesave u vendos që për 54 dosje të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronave të shpërndahen kësti i parë, i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë (në total 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse) dhe për 2 kërkesa të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronës është shpërndarë kësti i katërt dhe i pestë (në total 23% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse). Shuma e përgjithshme që kanë përfituar pronarët është 90 539 488,56 lekë. Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfituese publikohen nga gazeta. Ndërkohë, Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët në vazhdim.

Aplikimet

Për pronarët që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje aplikuesit kanë detyrimin të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën prej 2 000 lekësh dhe gjithashtu të hapin një llogari bankare në njërën nga bankat e nivelit të dytë, ndërkohë që duhet të dorëzojnë edhe dokumentet si më poshtë. 1. Kërkesa-tip që i vihet në dispozicion nga grupi i punës pranë ATP­së, të plotësuar sipas rubrikave. 2. Dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. 3. Prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. 4. Vërtetimi origjinal i lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare dhe IBAN­i përkatës. 5. Fotokopja e dokumentit të identifikimit. 6. Certifikata familjare e kërkuesit.

 

56 pronaret qe marrin parate

Myzejen Buca Shkodër

Fuat Buca Shkodër

Vjollca Azuni Tiranë

Ismali Musi Tiranë

Meqele Hidri Tiranë

Metiha Muho Tiranë

Fjoralba Sorra Vlorë

Ilir Agalliu Vlorë

Spartak Toptallaj Vlorë

Kujtim Barakaj Vlorë

Meliha Laloku Tiranë

Nadire Leka Tiranë

Fatmir Mumajezi Tiranë

Behexhete Haseqiu Elbasan

Emine Çelirama Elbasan

Mustafa Cani Elbasan

Haxhire Disha Tiranë

Sanije Aldisha Tiranë

Muharrem Disha Tiranë

Qefsere Brahja Tiranë

Ismete Beroni Tiranë

Qemal Disha Tiranë

Hajrie Kokonozi Tiranë

Hamid Disha Tiranë

Melvi Disha Tiranë

Rid Mlika Lezhë

Gëzim Rrjolli Lezhë

Ikbale Mazani Elbasan

Engjëllushe Bevapi Elbasan

Naim Xhafa Tiranë

Suzana Tabaku Tiranë

Kudrete Hoxhallari Tiranë

Silvana Mestan Tiranë

Bukurije Kapllani Tiranë

Kume Keta Tiranë

Sabrije Durmishllai Tiranë

Adriatik Maksuti Tiranë

Gentian Grari Tiranë

Eni Kokona Tiranë

Nervina Radhëshi Tiranë

Lindita Kokona Tiranë

Xhejn Kokona Tiranë

Adrian Kondi Tiranë

Dorian Muça Tiranë

Arben Maskaj Vlorë

Elisa Thanasi Durrës

Mondi Malja Tiranë

Meta Mema Elbasan

Petri Zhupa Elbasan

/GSh/

SHKARKO APP