EMRI/ Me kokainë dhe heroinë në shtëpi, kapet poseduesi i lëndëve narkotike
Policia ka kapur poseduesin e sasive të ndryshme të lëndëve narkotike.
Në operacionin e koduar “Kalaja”, ra në pranga Landi Bixheku, 47 vjeç, banues në Berat, në shtëpinë e të cilit u gjet kokainë, heroinë, kanabis si dhe municione.
Shpallja në kërkim e tij u bë pasi në banesën e tij në lagjen “13 Shtatori”, gjatë kontrollit u gjetën 441 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, e përpunuar në formën e çokollatës, 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.
Po ashtu, në shtëpi ai mbante një sasi të vogël lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake”.