Ëndrrat e të rinjve nuk do të mbesin vetëm në sirtar… 

“Ndjej keqardhje për maturantët e këtij brezi, për gjithë ata të rinj që janë strapacuar në 12 vite shkollë, që ëndrrat e tyre nuk duan të mbesin vetëm në sirtar.  Kjo situatë është shqetësuese e problematike në kushtet aktuale, kur nuk është mundësia e të bërit një konkurs të sigurt dhe të painfluencueshëm, në mënyrë që mos të bëhet një tender në vend të konkursit”…

Nga Ilda Lamçe

Të jesh një i ri 18 vjeçar, maturant, plot ëndrra e pasion për të ardhmen, të kesh investuar 12 vite nga jeta jote, përkushtim, mund e djersë, e në fund të kuptosh që në atdheun tënd, s’je gjë tjetër, veçse një kavie për eksperiment?

Swiss Digital Desktop Reklama

 Të jesh lindur dhe rritur në një mjedis social, ku ke gjetur motivim për dritën e dijes, dhe të përfundosh duke u zhgënjyer nga rregulla absurde që ndryshojnë nga viti në vit, nga sistemi ynë arsimor. Dhe këto rregulla që janë marrë për vlerësimin e konkurrentëve për në Universitete, cenojnë disa parime të shtetit të së drejtës, cenojnë lirinë e të studiuarit me dinjitet në shtetin tënd, cenojnë sa e sa ëndrra të të rinjve shqiptarë…

Swiss Digital Mobile Reklama

Arsimimi i të rinjve shqiptarë sot, duhet parë nga kushdo si një obligim social më madhor, se axhenda politike, dhe prandaj për të duhet të jemi më parë qytetarë. Kanë fituar të drejtën e studimit në 10 universitete, shumica e atyre maturantëve me mesatare 9,5 e lartë që nga vijnë nga gjimnazet private nga e gjithë Shqipëria dhe nga gjimnazet në rrethe.

Shumë nxënës me mesatare 9,2 e 9,1 të marrë nga gjimnazet më të mirë shtetërorë të Tiranës kanë mbetur jashtë listave të fituesve. Akoma dhe më absurditet është fakti që për pesë ditë fillon viti i ri akademik në arsimin parauniversitar, dhe që prej ditës së sotme një pjesë e konsiderueshme e zyshave të gjimnazeve të rretheve( nuk e di në do ta meritonin ndonjëherë ti quaja të tilla, pasi as diplomën e universitetit nuk e kanë në profilin e tyre) kanë filluar të bëjnë fshehtas minibiznese me notat, për të rritur mesataret, e ta korruptojnë akoma e më shumë këtë sistem arsimor të çalë.

 Ndjej keqardhje për maturantët e këtij brezi, për gjithë ata të rinj që janë strapacuar në 12 vite shkollë, që ëndrrat e tyre nuk duan të mbesin vetëm në sirtar.  Kjo situatë është shqetësuese e problematike në kushtet aktuale, kur nuk është mundësia e të bërit një konkurs të sigurt dhe të painfluencueshëm, në mënyrë që mos të bëhet një tender në vend të konkursit.

A ka mundësi të rregullohet një gjë e tillë? Unë them që po, disa gjëra, por do ndjeshmëri dhe dashamirësi. Duhen marrë masa që vitin e ardhshëm të krijohet një infrastrukturë e sigurt, dhe të ndryshohet procedura e rekrutimit të studentëve të UT. Të rikthehet konkursi ose sistemi i vjeter i maturës, mjafton mos të bëhen më biznese me mesataret e notave dhe shpërfillje me mundin e përgatitjen e nxënësve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?