Eneida Tarifa shumë rrezatuese

Pas Eurosong Eneida Tarifa i shkruan artistes se madhe Aurela Gaçe:

“Aurelë e dashur, sa mirë që flet, sa mirë që shkruan, të kam zili. Mua dhe e shkruara më duket e kotë se ne kështu jemi, nuk korrigjohemi dot, e kemi djallëzinë , inatin, xhelozinë, kritikën ‘e kulluar’ në deje! Pa ditur asgjë, pa i kuptuar vuajtjet e një artisti, pamundësinë, shqyerjet, sakrificat e mëdha. Dhe këtu nuk ekzagjeroj asgjë! A ka për të përmirësuar? Gjithmonë! Por duhet më shumë ndihmë, më shumë investim, më shumë mbështetje, më shumë organizim (e shumë të pathëna këtu), dashamirësi nga ana e çdokujt dhe mbi të gjitha e gazetarëve tanë të dashur që shohin si spektatorë dhe pastaj bëhen aktorë vetë, me skupe sharje e tituj bombastikë ( normal do jetojnë). Fatkeqësisht është në pamundësinë e tyre për tu futur nën lëkurën e një ARTISTI… O artistja ime!”

SHKARKO APP