Engjëlli i Dashurisë
Nga Anila Rezhda
“Po tëisha e pasur, do tëtështroja rrobat e mija tështrenjta qëtëecje mbi to, ti shpirti im, por jam e varfër dhe vetëm ëdrrat e mija shtrova poshtënëtokë…shkel lehtëtëlutem, se po shkel mbi to”. Për pak ditë, miëjra shpirtra nëbotëpresin ditën e Shën Valentinit. 14 Shkurt, dita e tëdashuruarve. Jo të gjithëdo dalin tëblejnëdhurata, lule, rroba tëbukura, do mbyllin orën dhe vëndin e takimit, do përgatisin surprizën për atëqë duan. Tëgjithëveç, e presin me kaq padurim, me kaq dëshirë, mbyllin sytëdhe ëndërrojnë…kaq e kaq gjëra tëndryshme, nëvënde dhe distanca tëndryshme. Jo për të gjithë, kjo ditë, do sjelli princeshën apo princin e ëndrrave, nëpërqafimin e tyre. Tëgjithëkemi tëdrejtëte dashuria e madhe, por jo te gjithëkemi fatin ta shijojmë!!! Eshtënëtëvërtetëfesta e atyre që…!?
Të sapo njohur.
Shkëlqejnë nga lumturia, sapo hypën në trenin e ëndrrës, besojnë se është vetëm dita e tyre, kanë shkëmbyer vetëm fjalë të mjalta, të dy kanë sy vetëm për njëri-tjetrin, në përgjithësi janë shumë të vegjël që nuk besojnë gjallë në botë se Dashuria është pronë e të tjerëve, e të rriturve, vetëm e tyrja. “Pushtojnë” rrugët me të qeshurat e lumtura, bëjnë të tjerët të kthejnë kokën, puthen aq me epsh kudo që të jenë të bindur se duhet ta shijojnë o sot o kurrë, blejnë dhurata aq të thjeshta, sepse ju pëlqen aq shumë ta bëjnë njëri-tjetrin të gëzuar. Fëmijë, fillimi i njëjtë për të gjithë në, festë, shpërthim lumturie, si sythet e luleve në pranverë.
Kanë kohë bashkë
Nuk është hera e parë që e festojnë. Nuk mund të jetë njëlloj si herët e tjera. Dicka më tepër, dicka më pak!!! Njohin mirë njëri-tjetrin dhe vështirësohen të gjejnë një dhuratë që të jetë një surprizë e vërtetë. Vajzat mbas aq kohe, presin propozimin e aq dëshiruar për martese. Djemtë e dinë mirë dhe i shmangen duke thënë se, për të, është ç’do ditë festë që ditën që e ka njohur Atë. E mjaftushme për t’ju dhënë pahezitim një bashkimi hyjnor në krevatin e shpresës për përjetësinë e kësaj që jetojnë. Fjalë të reja, puthje me shije të vecantë, çlirim i plotë i trupit dhe trurit nga emocionet e ditës së shënuar. Lumturi, si lulet e celura në fund të pranverës…
Të ndarët…
Jetuan me aq pasion gjithcka. Kaq kujtime dhe ëndrra, kaq premtime me dëshmimtarë yjet. Kohë e gdhëndur në kujtesë, në zemër, në shpirt. Besuan tek përjetësia, por përjetësia është për aq kohë sa e jeton!
Të dy presin, presin, ndoshta gjithë ditën e shënuar. Secili do të dëgjoje që sot, me këdo që të jenë, kudo që të jenë, kanë dashur vetëm atë, më shumë se këdo tjetër. Dy njerëz që kanë imazhin e njëri-tjetrit në sy. Thonë vetëm fjalët e bukura të asaj kohe të artë. Duan të rinjgjallin të kaluarën e ëmbël. Vuajnë, qajnë heshturazi, janë të penduar, është vonë të korrigjojnë qoftë dhe dicka, jane tashmë me të tjerë. Nuk i preokupon veshja me ata që do dalin. Meshkujt, ngaqë flasin pak ju bëjnë ish të dashurave të tyre, dhurata shumë domethënëse. Thonë fjalë që“ harruan“ të thonë kur ishin bashkë, menduan se do kishin kohë ti thoshin, menduan se do të ishte mirë ti ruanin për pasardhësin e saj apo të tij, dënuan përgjithmonë gjumin e qetë me shqetësime tronditëse nate se, kush e prek e puth, e shijon?! Etja për të gjetur idealen, besimi se do të ruajnë premtimet e thëna me kripën e lotit në buzët që jepnin puthjen e fundit. Ikën…u ndanë…vetmija nuk durohet…xhami u thye…të dy të humbur, të dy të lënduar, orë të tëra në telefon, mesazhe të kopjuara, të sajuara, shtypin hundët kryenece në xhamat e dritareve dhe shikojnë yllin, dikur të tyre. Dashuri të dënuara nga pafajsia e të dyve. Janë më të lumtur se të gjithë të tjerët. Dëgjuan zërin e Atij që ëndërronin, ujitën shpresën, natën do të jenë akoma më bashkë se dikur.Lumturi melankolike. Vjeshta po troket në derë.
Të martuar shumë vite…
Kërkojnë me këmbëngulje vështrimin e atëhershëm që i bëri të vendosnin të jenë përjetë bashkë. Rrobat e zhubrosura të moshës, rrudhat, buzët tashmë jo të trëndafilta, flokët e prerë, të rënë, të bardhë, ora e ilaceve që duhet të marrin, pasqyra e hollit tregon krevatin dopjo të shurdhët nga:“ ahet“ e mrekullisë së dashurisë. Unazat shkëlqejnë akoma në gishtat që e ngrënë me dhimshuri për vitet që ikën, me pak mundim veç. Zërat e fëmijëve dëgjohen. Dialogu i syve mbaron. Duhet të mësojnë ënjgjëjt e tyre si të fluturojnë dhe sa të kujdeshëm duhet të jenë sot me partnerët e tyre erotikë, në ditën e bukur të dashuruarve. Ngushëllim i ëmbël, ilac i vërtetë për vitet që ikën. Mbështetin kokat në supet e njëri-tjetrit. Vonë për të gjetur shpatulla të Reja malesh që të mbajnë peshën e viteve!!! Mbulohen me guvertë. Do përpiqen të flen pak,duhet të presin të kthehen fëmijët. Gjymtyrët gjejnë foletë e ngrohta të trupit të tjetrit. Dimër. Ftohtë jashtë, apo brënda shpirtit?!
Ata që jetojnë tradhëtinë…
Plotësisht të cliruar nga tipiket e urimeve. Ftojnë aq natyrshëm njëri-tjetrin në takime të zjarrta, femra blen të brëndshme sexi, ekzekutojnë të dy aq lekë sa kanë për të blerë dhurata sa më të shtrenjta, boshllëku i kohës me dicka duhet të mbushet, buqetat janë nga më të bukurat, më të mëdhajat, më shumnjgjyrëshet. Sa të thonë premtimet e besnikërisë tek bashkëshortët dhe…makinë, muzikë, distancë, dhoma hotelesh rezerve, mbyllen, shijojnë mjaltin e mjaltit.Ata që tradhëtojnë [siç emëro-thonë mëndjet jashtë kokës së njeriut], janë më të lumturit. Shpërthimi i bukur fizik i ndjenjave më të virgjëra. Të dashuruarit humbasin shumë kohë me plane, premtime, konkurse në fiset e tyre, shumë llogari numrash për të mobiluar, blerë… Tradhëti do të thotë ndjej, jepem, harroj kush jam, nuk pres asgjë nga tjetri, jap gjithcka se dua ta jap, se nuk ma deshi askush ndjenjën time. Nuk kanë kohë të humbin, ndoshta gjyqi i egër i njerëzve që e morrën vesh po ju troket në derë. Humbasin në stratosferën e vërtetë të ndjenjës. Nuk ka arsye mos ti jepen fantazisë gjarpër. Klasikja i ka lodhur. Mundimi për të bindur tjetrin se janë besnikë të ndershëm i ka mbytur. Qëllimi për ta bindur te martohet me ty, e ka lodhur. Shtirja e pështirë se je e përsosur i ka gërvishur të përditshmen. Tradhetia e ëmbël. Të gjithë që e provuan-guxuan, i premtuan vetes, se sa herë që do të vinë në jetë, do ta bëjnë me mijëra herë. Trupi është e vetmja dhuratë e Zotit, e imja vetëm. Dua ta hap në vetmi me atë që dua, më përket plotësisht.Sa tradhëti shpëtuan martesa të sëmura!!! Ju uroj ta gëzojnë dhe shijojnë me gjithë shpirt, festën e Ënjgjëllit të Dashurisë. Nuk presin ta meritojnë nga të tjerët, dinë ta rrembejnë. Tradhëtia nuk ka stinë…i konsumova që të katërta. Nuk ka moshë, ditëlindje dhe ditë vdekje. Të gjithë i trëmben kur ju troket derën, se e dinë mirë, që nuk do rrinë dot pa ja hapur. Të lumturit e dënuar nga qesharakët e kësaj bote!!!
I dënuari…
Dita e festës e gjeti përpara trupit gjykues. Pret dënimin. Dridhet. Njgjitur me të për orë të tëra interpretja gjyqësore. Të gjithë në këmbë për të degjuar vendimin. I përjetshëm. Shikohen në sy. Ajo nxitohet të arrijë hapur dyqanet. E pret i dashuri. E pyet me sy se ç’far do. Ai i afrohet, policët e lejojnë, ajo nuk ka frikë. Koka e tij e lodhur humbet mes flokëve të saj. Aromë femre! Merr frymë thellë!
“Faleminderit që më lejove,dua shumë jetë që të prek, të përkedhel…nuk do ta harroj aromën e flokëve të tua. Dy ditë nuk dëgjova asgjë, e dija të sotmen, shijoja vetëm ondet e tua të pastra në bluzën time të ndotur” Prangat.
Ura e Psherëtimave në Venezia. E kam parë. Të dashuruarit e kanë ëndërr në ditën e Shën Valentinit të puthen atje.Mos e bëni kurrë, kurrë! Njerëzit tanë, qënie si ne, në të kaluarën e sotme, atje shikonin për herë të fundit rrezet e diellit. 14 Shkurti, nuk ka munguar kurrë nga kalendarët e të gjitha epokave. Thua në një ditë si kjo, shumë prej tyre, mbyllën sytë!!!
Të dashuruarit e përjetshëm…
Ënjgjëj, bukuri hyjnore, yje që nuk shijuan jetën,“ u nxituan“ të iknin, humbën jetën diku, dikur, në asfaltet e shkëmbinjtë, nga hekurat më të shtrenjta në botë, makinat. I urrej makinat.
Shumë, fatkeqësisht shumë të rinj, me buqeta lulesh do ikin në ketë 14 Shkurt, jo per dhurata, por në Shtëpitë ku Prehen shpirtrat, të dashurit e tyre të shtrenjtë. Puthje të lëna përgjysëm, ëndrra të prera nga dorë metalike, fotografi me buzëqeshje dhe moshë të përjetshme, poezi, gjynjëzim, lule, lutje, lot, shumë lot. Nuk mund të mos i përmend me respekt e gjynjëzuar. Ata që nuk i lanë të kercenin vals me lumturinë në ditën e të dashuruarve, sot ecin, jetojnë mes nesh!!!
Të dashurit e mij të vegjël që mbetët të helmuar në këtë ditë. Më thoni ç’farë doni ti shkruani Ënjgjëllit tuaj?! Unë morra letër Qiellin, lyejta penën me blunë e Detit dhe po ju dëgjoj. Që të clirohoni zemrat e mija të vogla ju, unë nuk do ngrihem nga tavolina, deri sa të më zbardhen flokët. Kam durim, se jam fajtore që lë të lirë fajtorët.
Puth me gjithë shpirt bukuritë e vogla të përkulura që do pengojnë diellin me dorë duke qarë me ngashërim për dashuritë e tyre të përjetshme në ditën e të dashuruarve.
Jeta vazhdon në harmoni me dizarmoninë!!!
Gëzuar Festën e të Dashuruarve! Jemi, e presim, e humbëm, të gjithë kemi të drejtë te dashuria. Fatin e bëjmë dhe na ben ai. Puthje, lot, mallënjgjim, mall, ngashërim, shkëlqim, distancë, ëndrra, shpresë, lumturi, bashkim, ndarje…Ënjgjëlli i Dashurisë i jep urdhrat!!! Jetojmë që të dashurojmë…
Dashurojmë që të jetojmë…