Enver Hoxha për Fidel Kastron: Le të bërtasë me sa ka në kokë, ai nuk është marksist

Një ditë pas vdekjes së ish- presidentit të Kubës, njëkohësisht liderit të revolucionit komunist Fidel Kastro, detaje interesante dalin në dritë për raportin që kishte me Enver Hoxhën.

Udhëheqësi komunist shqiptar, Enver Hoxha duket se nuk ka pasur simpati për Fidel Kastron.

Në një dokument të siguruar nga Instituti Wilson gjatë një takimi me ambasadorin e Republikës Demokratike Popullor të Koresë, An Yong në vitin 1968, Hoxha e quan udhëheqësin kuban një “aventurier”.

“Fidel Kastro le të bërtasë me sa ka në kokë.

Ai nuk është marksist, ai është një aventurier, jo vetëm për faktin që ka folur kundër Kinës, por edhe për faktin që është anarkist dhe kjo shihet në çdo veprim që ai ndërmerr në ekonomi”, shprehej Hoxha në atë kohë.

/BW

SHKARKO APP