Era Istrefi bashkë me Enrique Iglesias dhe Prince

Fama që sjell promovimi në rrjete sociale, mesa duket Era Istrefi e ka kuptuar dhe po vepron. Falë një foto të postuar në Instagram ku Era u ngatërronte nëse ishte Rihanna apo Sia, ajo fitoi sepse tashmë çdo ditë e më shumë bota flet e shkruan për të.

Tashmë ajo përveç se është një yll në Europë, fama e saj po përhapet anembanë globit, falë kontratës me kompaninë diskografike Sonny Music, Era do të krijojë karrierë globale.

E fundit media që ka shkuar për Erën është radio Los 40, më e ndjekura e më e dëgjuara në Spanjë. Në një shkrim ku fliste për këngëtarin Enrique Iglesias dhe për artistin që ndërroi jetë, Prince, Era jonë ishte si një qershi mbi tortë se ishte në mes të dy ikonave të muzikës globale. Për Erën ata kanë shkuar se është nga Shqipëria, një artiste që ka arritur shifra stratosferike në botë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ka mbi 30 milionë shikime në videon e publikuar nga Sony Music në youtube dhe tani është koha për suksesin e saj dhe ne do ta dëgjojmë në këtë radio të dielën. Ajo të trullos.

Burimi:Los40/Përshtati:Redjon Shtylla

SHKARKO APP