Erdogan: Ata që glorifikojnë FETO s’mund të flasin për demokracinë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se asnjë shtet apo organizatë që glorifikon anëtarët e organizatës terroriste FETO nuk ka të drejtë të flasë për demokracinë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Asnjë shtet apo organizatë që glorifikon anëtarët e FETO-s, të cilët tentuan të kryejnë grusht shteti në Turqi, nuk kanë të drejtë të përmendin emrin e demokracisë”, tha Erdoğan në një takim të përfaqësuesve lokalë.
Presidenti turk gjithashtu kritikoi vendet që mbështesin organizatën terroriste PKK, e cila, siç tha ai, ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, duke mos bërë dallim midis foshnjave dhe të moshuarve.
Erdoğan rikujtoi se PKK gjendet në listën e organizatave terroriste në Bashkimin Evropian dhe tha se Turqia nuk i merr seriozisht ata që mbështesin PKK-në, dhe jo viktimat e kësaj organizate terroriste.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste në Turqi, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë fëmijë dhe gra.