Erdogan martoi vajzën, mes të ftuarve edhe shqiptarë

Presidenti turk, Erdogan, ka organizuar një ceremoni madhështore për martesën e vajzës së tij, Sumeje, me të birin e një industrialisti të madh turk.

Ceremonia është bërë në një qendër të madhe dhe celebrimi i çiftit u bë nga kryebashkiaku i Stambollit.

Dëshmitarë të çiftit ishin kryeministri Edi Rama, ish-Presidenti turk, Abdullah Gul, kryetari i Parlamentit të Turqisë, kryeministri, Davutoglu, shefi i ushtrisë turke, presidenti i Bosnjës, kryeministri i Pakistanit dhe ish-kryeministri i Libanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ceremoninë e cila ka nisur me këndimin e Kuranit kanë qenë të pranishëm gjithashtu ministra, përfaqësues të shteteve të huaja, ambasadorë, kryetarë të bashkive, artisë dhe biznesmenë, si dhe shumë të ftuar të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti turk ka 4 fëmijë, ndërsa edhe më herët ka organizuar ceremoni të tilla madheshtore.

Në dasmën e të birit 11 vite më parë, i ftuar ishte edhe ish-kryeministri, Fatos Nano.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?