Erdogani burgos edhe “Mbretin e bakllavasë”

Kryeprokurori i Stambollit ka urdhëruar burgosjen dhe konfiskimin e pasurisë të qindra afaristëve.

Në mesin e tyre edhe pronarët e kompanisë ‘Aydınlı Group’, Ömer Faruk Kavurmacı, i cili në Turqi njihet si ‘Mbreti i Bakllavasë’.

Së bashku me të janë burgosur dhe dy vëllezërit e tij që udhëheqin një zinxhir të madh të prodhimit dhe shitjes së bakllavës.

Gjatë vitit 2015 kjo kompani ka realizuar 317 milionë dollarë nga shitja e bakllavasë.

 

SHKARKO APP