ERE “rrëzon” 4 operatorët celularë – Kompanitë e telefonisë kërkuan uljen e çmimit të energjisë

Enti Rregullator i Energjisë ka rrëzuar kërkesën e katër operatorëve të telefonisë celulare në vend për trajtimin me çmim preferencial.

Më 24 prill 2017, Telecom Albania, Vodafone Albania., Plus Communication dhe Albtelecom i janë drejtur entit me një shkresë ku i kërkojnë që në kategoritë e çmimeve të furnizimit të shtohet një kategori e veçantë për operatorët e shërbimeve publike të komunikimeve elektronike dhe të zbatohen tarifa për këta sipërmarrës me nivele më të ulëta se tarifat që aplikohen aktualisht.

Sipas kërkesës së operatorëve celularë, në çdo rast çmimi të mos ishte më shumë se 9.5 lekë/KWh. Por Enti Rregullator është përgjigjur se kërkesa nga ana e operatorëve nuk mund të merret parasysh, pasi ligji u jep subjekteve që pretendojnë rishikim të çmimit vetëm 7 ditë kohë për të paraqitur kërkesë për rishikim.

“Kërkesa për rishikimin e vendimit të ERE-s nr. 148, datë 26.12.2014, është përcjellë jashtë afateve të parashikuara në ligj e si e tillë është parashkruar”, thekson Enti në përgjigjen për operatorët celularë./SCAN

SHKARKO APP