Erëzat kundër gripit dhe të ftohtit

Shtojini ngjyra jetës suaj të përditshme falë erëzave, dezintoksikuese dhe që forcojnë sistemin imunitar. Duke marrë sa më shumë antioksidantë, do të luftoni plakjen. Gjithashtu merrni edhe ushqime natyrale që ju ndihmojnë të kaloni dimrin me energji.

Ndërkohë ju prezantojmë  me 10 erëzat që ju ndihmojnë në dimër:

Karafili – Dikur karafili përdorej për të dekoruar portokallet. Gjithashtu përdorej edhe për të përgatitur një lloj vere. Por a e dini që të përtypësh një karafil lehtëson simptomat e të vjellës dhe të jep frymëmarrje të freskët? Sipas disa studimeve, vaji i saj esencial lufton lodhjen, është analgjezik dhe të jep energji.

Kurkuma e Indisë – Përdoret për përgatitjen e kerrit dhe sipas studimeve ka efekte antitumorale. Përdorni i kësaj erëze gjatë gatimit është i shëbdetshëm. Për mëngjes, për rreth një muaj mund të përgatisni qumështin e artë. Falë efektit detoks përmirësoni lëkurën dhe forconi sistemin imunitar.

Xhenxhërfili – Nëse keni dhimbje fyti atëherë zijeni ujë dhe priteni xhenxhërfilin e freskët në feta. Më pas shtoni një lugë mjaltë dhe lëng limoni. Studimet thonë se ky çaj ka një efekt detoksifikues dhe falë aftësive të xhinxherit lufton gripërat e stinës.

Piperi – Piperi ka varietete të shumta. Sipas studimeve, ka aftësi diuretike, antidepresive dhe është një eliksir i rinisë duke luftuar plakjen.

Mente – Studimet e ndryshme kanë dalë në përfundimin se mente rifreskon, lufton të vjellat dhe kur të zë makina, si dhe favorizon tretjen. Pas buke mund të përgatitni një çaj menteje, si dhe shtoni pak portokall ose mandarinë, të pasura me vitaminë C.

Arrëmyshk – Nuk duhet ta ekzagjeroni me të pasi përdoret në sasi të vogla. Është një antiseptik i fuqishëm për të luftuar dhimbjet reumatizmale dhe për të përmirësuar procesin tretës. Mund t;ia shtoni rizotos apo makaronave të bëra në shtëpi.

Speci djegës Makaronat me vaj, spec djegës dhe hudhra janë antibiotikë natyralë. Pra nëse jeni ftohur apo keni dhimbje fyti shfrytëzoni këtë pjatë të shijshme. Speci djegës është mbrojtës për zemrën, përmirëson qarkullimin dhe forcon imunitetin.

Shafrani – Studimet thonë se kjo lloj erëze ka një efekt antidepresiv, dhe ka antioksidantë. Gjithashtu është mjaft i mirë për shëndetin e syve dhe trurit. Madje edhe mjalti me shafran është shumë i shijshëm.

Jamball – Lufton kapsllëkun, presionin e ulët të gjakut dhe tretje të ngadaltë. Jamballi ndihmon në qetësimin e kollës. Përdoreni pasditeve dhe do t’u japë energji dhe humor të mirë.

Qimnon – Perimet me avull dhe me pak qimnon janë të shëndetshme. Studimet e ndryshme kanë dalë në përfundimin se qimnon kundërshton veprimin e radikaleve të lira dhe stimulon dhe dezintoksikon mëlçinë, duke ndikuar në mirëqenien e organizmit.

SHKARKO APP