Erion Braçe me tone të ashpra: Hetoni pasurinë e drejtorëve të Tatimeve dhe të Doganave!
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka qenë mjaft i ashpër në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë.
Braçe kërkuar që në ligjin për kontrollin e pasurisë të përfshihen edhe drejtorët e institucioneve të rëndësishme si Tatimet dhe Doganat.
Ai tha se subjekt i kontrollit të pasurisë nuk duhet të jenë vetëm deputetët, por edhe kategari të caktuara të administratës, si drejtuesit e Tatimeve dhe Doganave, që nuk përfshihen në ligjin aktual për kontrollin e pasurisë.
“Ka deputetë që vijnë nga zonat rurale, kanë hektarë tokë dhe duhet të bëjnë hyzmetin e tyre. Pse duhet të marrin punëtorë dhe të dalin si bejlerë që shfrytëzojnë krahun e punës? Ka gjëra që duhen kufizuar, por nuk mund të shkojmë në ekstrem. Për sa kohë deklaron të ardhurat, çdo gjë është e qartë.
Nuk janë këto të Tatimeve dhe Doganave atje. Nëse i fusim këtu, duhet t’i çojmë edhe atje. Të gjithë turren te deputeti, po ujku vazhdon të bëjë kërdinë”-, tha Braçe.
KOHA JONË SONDAZH

