Kë shantazhon Erion Veliaj: ”Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit”!
Kryebashkiaku i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në burg, por komunikimin e tij e vijon me anë të rrjeteve sociale. Këtë herë sërish me një video në rrjetin e tij social të “preferuar”, TikTok ka dhënë një mesazh të koduar. Teksa shkruan se momentalisht është i heshtur, kryebashkiaku paralajmëron se në momentin që do të flasi do të ketë breaking news (lajm i fundit).
“Je kaq i qetë. Modaliteti i heshtur është aktiv sepse nuk më pëlqen më. Kur të flas unë, ti do jesh lajm i fundit”, shkruan Veliaj, krahas pamjeve të tij nga evente të ndryshme.
Nuk dihet se për kë është ky mesazh apo me cilën çështje ka të bëjë informacioni, i cili Veliaj pretendon se do të mbulojë faqet e mediave, deri në momentin që do të flasë.
Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku përcjell mesazhe nëpërmjet Tik Tok, ku shpesh herë me anë të trendeve zgjedh të flasë për gjendjen e tij në qeli, apo t’u përgjigjet hetimeve.
KOHA JONË SONDAZH

