Erjon Braçe dhe Beyonce, në një mendje për… (VIDEO)

Sytë janë drejtuar drejt SHBA-ve, ku zgjedhjet Presidenciale, janë në momentin vendimtar. Por, kush fiton do kohë të dalë. Politika Shqiptare, e përfshirë në këto zgjedhje edhe pse ta mundur të votojë, ka të preferuarin e saj.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, i cili është në mbështetje të plotë të Hilary Clinton-it për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka zgjedhur që sot në ditën kur edhe po mbahen sondazhet e fundit për presidentin e ardhshëm të SHBA-ve të postojë një video të këngëtares me famë botërore Beyonce.

Ajo dy ditë më parë këndoi për fushatën e Cintonit, duke vlerësuar figurën e saj, por duke rrëfyer edhe një pjesë të historisë së jetës së saj.

Mesa duket Clinton është e përbashkëta mes deputetit shqiptar dhe këngëtares së famshme botërore.

Ja çfarë poston Braçe në “Instagram”:

Edhe Beyonce është me të!

Për të bërë historine, serisht.

Degjojeni, 8 vite me pare u zgjodh per endrren, ajo u be!

Tani nje tjeter enderr, nje grua ne udheheqje te Amerikes, botes gjithashtu.

https://www.instagram.com/p/BMgPZKBAbqI/?taken-by=erionbrace

SHKARKO APP