Erjon Braçe mallkon shqiptarët: Bravo qelbësira! Ja dolët të jeni në CNN si pirromanë
Deputeti socialist Erjon Braçe shpërthen ndaj ndaj piromanëve të cilët sipas tij e kanë hobi, argëtim dhe sport përdorimin e shkrepëses.
Aktualisht sot janë shënuar 19 vatra zjarri në të gjithë vendin dhe sipas autoriteteve vatrat e zjarrit janë të qëllimshme.
Ndërkohë irritimi i Braçes vjen pasi CNN shkruajti për situatën e krijuar në Shqipëri
STATUSI I PLOTË I BRACES
Bravo qelbesira!
Ja dolet te jeni ne CNN si pirromane,
me veprat tuaja!
Shikoni,
ky vend do vijoje te digjet dhe jo prej motit!
Ky vend do vijoj te digjet,
prej cdo qelbesire qe shkrepsen e ka hobi, sport apo argetim;
me keq, e ka shfryrje mendore apo biologjike, fryre prej cdo gjeje qe jeton apo donte te jetonte dhe se arrin dot;
edhe me keq se kaq, e ka nxitje nga cdo tellall i zi politik qe e mallkon kete vend cdo dite,
madje uron qe te shkoje keq e me keq;
flake e hi, i zi, e perkthen ai tjetri!! Por ky vend, do vijoje te digjet prej mendjes e mendedise:
Une, Ai, Ne, Ata e dogjen, Ti-Shteti e ke per detyre ta shuash!! Kush e mendon shtetin te tille,
natyrisht zjarr do ndeze e zjarrin si politike do perdore!!