Erkand Qerimaj tërhiqet para Europianit të Peshëngritjes
Kaosi ka prekur edhe në ato pak sporte ku njihnim suksese në kontinent. Shqipëria do të përfaqësohet vetëm me peshëngritjen Shqiponja Brahja në Europianin e Peshëngritjes në Tbilis, pasi për arsye dëmtimi, siç pretendohet prej tij, Erkand Qerimaj është tërhequr nga kjo garë. Sportistë të tjerë elitarë si Romela Begaj, Kampioni i Europës në fuqi, pesha 77 kg, ka pranuar se dëmtimi në mes e ka detyruar të marrë atë vendim. Peshëngritësi 26-vjeçar shkodran pohoi se pasi ka bërë rezonancën manjetike dhe pas konsultimeve me mjekët italianë, ka vendosur të qëndrojë rreth 1 muaj larg shtangës në mënyrë që të rikuperohet sa më shpejt, për të qenë gati për Botërorin e nëntorit, i cili është njëkohësisht garë kualifikuese për Lojërat Olimpike “Brazil 2016”. Tërheqja e të vetmit peshëngritës elitar shqiptar nga ky kompeticion bën që të pakësohen shpresat tona për një medalje, pasi Shqiponja Brahja është një peshëngritëse e cila i është rikthyer këtij sportit para 1 viti e gjysmë pas një pezullimi 2-vjeçar për shkak të përdorimit të dopingut.