Ermal Mamaqi zbulon personazhin që nuk pranon kurrësesi t’i shkojë në emision
Që prej serisë së parë të emisionit, Ermal Mamaqi ka pasur të ftuar në studion e tij personazhe nga më të ndryshmit: Që nga emra të famshëm të shoëbiz-it e deri tek politikanët më të rëndësishëm në vend si Edi Rama e Sali Berisha.
Por një personazh në veçanti duket se nuk ka ndërmend të ulet në karrigen e të ftuarit në ‘Xing me Ermalin’ dhe kjo është Vera Grabocka.
Një gjë të tillë Mamaqi e zbuloi në emisionin ‘Kush vjen për drekë’, ku ishte i ftuar së bashku me Çiljeta Xhilagën për të treguar talentin në kuzhinë. Mamaqi u shpreh se ia kishte kërkuar një gjë të tillë disa herë regjisores dhe producentes së famshme të televizionit ‘Klan’, por ajo e kishte refuzuar çdo herë.
‘Të lutem Vera!’- i tha ai publikisht Grabockës, duke treguar kështu se nuk i ka humbur ende shpresat.