Është dembele por fantastike panda e vetme në botë bardh e kafe

I braktisur nga nëna e tij dhe i “ngacmuar” nga shokët panda gjigante ka pasur fëmijëri të vështirë për shkak të ngjyrës së pazakontë.

Megjithatë ariu i adhurueshëm aktualisht 7-vjeç duke u rritur është bërë një super yll në botën e kafshëve. Ariu Qizai dëshmon se pandat nuk mund të jenë vetëm bardh e zi, por edhe ngjyrë kafe me të bardhë.

Panda kafe, e vetmja në botë e këtë ngjyrë aktualisht jeton në provincën Shanxi në Kinë.

Ai Xin, 26-vjeçari që kujdeset nga mëngjesi deri në darkë për këtë kafshë të rrallë thotë se panda është më e ngadalshme se të tjerat por është fantastike.

Ai është shprehur:”Të gjitha pandat kanë emrat e tyre. Kur i thërras ato bardhe e zi reagojnë menjëherë, ndërsa Qizait i duhet pak kohë të reagojë”.

Ariu unik kur ishte më i vogël është keqtrajtuar nga pandat e tjera që i hanin edhe ushqimin. Megjithatë tashmë për të ka një kujdes të veçantë dhe panda bardh e kaf tani peshon më shumë se 100 kilogram, peshë normale për një 7-vjeçar.

panda-2 panda-3 panda-4 panda-5 panda-6 panda-7 panda-8 panda-9

SHKARKO APP