Është gjithçka siç duket?

Molly Lensing, gruaja amerikane, nënë e tre vajzave përkatësisht 4, 3 dhe një 1 vjeç, do të kthehej ndër personazhet më të urryer të rrjetit gjatë vitit të shkuar. Histeria kolektive do të arrinte deri në atë pikë sa nënës së re t’i bëhej në mënyrë të padrejtë një gjyq virtual dhe mediatik duke e shpallur si të papërgjegjshme, që luante në telefon ndërkohë që foshnja rrinte shtrirë përdhe.

Ajo ka treguar më në fund të vërtetën që po bën xhiron e rrjetit dhe pyetja që shtrojnë prestigjiozet ndërkombëtare është: “A po gabojmë në rrjet, duke gjykuar shpesh pa të drejtë e duke kryqëzuar njerëz, historia e të cilëve e shkëputur nga konteksti merr tjetër kënd?”

Sipas saj, në gushtin e 2016-ës, kompania ajrore “Delta Air Lines” kishte patur probleme në sistem duke anuluar për tre ditë rresht disa nga udhëtimet, duke u krijuar kështu konfuzion mes udhëtarëve.

Ajo kaloi tre ditë me të bijën në aeroport duke fjetur në dysheme dhe duke e mbajtur foshnjën në krah. Në momentin që është shkrepur fotoja, ajo po përpiqej të komunikonte me familjarët, për t’i thënë që ishte mirë, dhe e kishte lënë vogëlushen në tokë për pak momente, që të mund të shtriqej dhe shpihej nga orët e gjata në krahët e mamasë.

SHKARKO APP