Është miliarder, por lëviz me makinë tre mijë euroshe

Ingvar Kamprad është themelues i IKEA-s dhe një ndër njerëzit më të pasur në botë me një pasuri prej 37 miliardë euro sipas Indeksit Bloomberg. Megjithëse ka pasuri marramendëse, 92-vjeçari bën një jetë tejet modeste prej një njeriu të zakonshëm dhe kjo është arsyeja ndoshta pse ka pak njohuri rreth jetës private. Ai vishet edhe me rroba të dorës së dytë ndërsa i lyen vetë flokët pë shkak të kostos më të ulët dhe për këtë ka marrë edhe nofkën “miliarderi i çuditshëm”. Por, ajo që tërheq më së shumti është edhe automjeti që shfrytëzon, vlera e të cilit kap shifrat prej katër mijë dollarësh. Suedezi ka njëzet vjet që lëviz me një “Volvo 240”, i cili u prodhua në vitin 1993. Këtë makinë, atëkohë e kishte blerë rreth 3.3 mijë euro (sipas kursit të sotëm valutor). Theksojmë se karrierën prej biznesmeni e filloi së pari, duke shitur shkrepëse dhe më pas lapsa për shkolla fillore…

SHKARKO APP