“Është pushteti i ekspertëve”, sociologu shqiptar tregon si ndikojnë në shoqëri masat e marra ndaj koronavirusit
Sociologu Gëzim Tushi ka qenë në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Ora Neës, ku ka folur për situatën pandemike në vendin tonë dhe ndikimin social duke qenë se në mbi 40 ditë vendi jonë ka qenë në karantinë të plotë.
Gjendja e fatkeqësisë natyrore është shtyrë deri në datën 23 qershor dhe sociologu tregon si ndikon kjo në shoqëri.
“Nuk se është mirë apo njerëzit janë të kënaqur që po shtyhet afati e situatës së izolimit të shoqërisë, por duke u nisur nga fakti që parimet e shëndetit dhe rreziqet që paraqet COVID-19 që janë të paparashikuara dhe të padominuara, gjykoj se marrja e këtyre masave edhe pse mund të jenë të papëlqyeshm nga pikpamja sociale, janë të domosdoshme për mbrojtjen e jetës sonë. Marrja e masave të qeverisë është këshilluar nga ekspertët, pra në një mënyrë është pushteti i ekspertëve”, shprehet sociologu.