Etilda Gjonaj sulmon KLD: Ditë e zezë
Lajme E Shtunë, 7 Gusht 2021 01:04
Ditën e djeshme Këshilli i Lartë i Drejtësisë, vendosi të mos shkarkojë asnjë nga 4 gjyqtarët e propozuar nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Dhe sot, në një deklaratë për medit, Gjonaj e quajti vendimin si ditë të zezë. “KLD dështoi në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve dhe është kthyer në një strukturë mbrojtëse të interesave personal të gjyqtarëve në dëm të interesit publik”,-tha Gjonaj.