Euro bie në nivel historik

Euro ka rënë në nivelin e saj më të ulët kundrejt dollarit amerikan në 11 vitet e fundit.

Gjatë ditës së enjte, një euro shkëmbehej me më pak se 1.13 dollarë.

Lajmi për rënien e monedhës është bërë me dije në ditën kur Banka Qendrore Evropiane ka njoftuar se do të derdhë miliarda euro në ekonominë e rënduar të Eurozonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë ky institucion ka thënë se do të blejë letra me vlerë, prej 60 miliardë eurosh në muaj, deri në fund të shtatorit 2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

Blerja e letrave me vlerë do të çojë në shtypjen e 1 trilion eurove.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?