Eurodeputeti mbështet Zef Bushatin, Patriciello: ADK-ja pro Europës

Kryetari i Partisë Aleanca Demokristiane, Zef Bushati, ka marrë mbështetjen personale të eurodeputetit Aldo Patriciello, për garën e 25 qershorit.

Deputeti i Parlamentin Europian, pjesë e familjes të Partise Popullore Europiane dhe Anëtar i Delegacionit të Komisionit Europian për Asocimin dhe Stabilizimin e raporteve midis BE-së dhe Shqipërisë, në një letër drejtuar selisë së ADK-së, shpreh mbështetjen politike dhe vlerësimin e tij personal për Zef Bushatin dhe Partinë Aleanca Demokristiane.

Në lajmin e dërguar nga zyra e ADK-së, citohet vlerësimi se vlerat e Aleancës Demokristiane, të bazuara mbi një Europë të bashkuar, do të mund të japin një kontribut në rrugën e Integrimit.

“Jam i bindur që vlerat e Aleancës Demokristiane, janë të bazuara mbi idenë e një Europe të bashkuar, bazuar mbi vlerat e dinjitetit njerëzor, lirini, të drejtat e njeriut, shtetin e së drejtës, solidaritetit dhe drejtësisë dhe mund të japin një kontribut shumë të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë për integrimin në Europë”.

Në fund, letra mbyllet me një urim personal për z.Bushati dhe kandidatët e tij për zgjedhjet e 25 qershorit.

“Mikut Zef Bushati dhe ekipit të kandidatëve në krah të tij, shkon mbështetja ime më e madhe dhe e sinqertë për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 25 qershor”.

SHKARKO APP