Euromonitor: Shqiptarët preferojnë kafenë, jo çajin

Shqiptarët janë popull kafedashës. Ky është një fakt i konstatuar shumë më parë, por kësaj here përforcohet edhe nga të dhënat e vendosura në dispozicion nga “Euromonitor International” dhe kërkimit nga revista prestigjioze “The Economist”.

Po të shikojmë hartën, vëmë re se Shqipëria ndodhet në zonën e gjelbër, të konsumit të kafes më tepër, krahasuar me të çajit. Shtete si Italia, Greqia, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia kanë të njëjtat tendenca.

Duket se zakoni nuk hiqet lehtë, duke parë hartën, çaji konsumohet më tepër kryesisht nga vendet e lindjes. Uzbekistani konsiderohet vendi me konsumin më të lartë të çajit, ku 99.6% e banorëve konsumojnë çaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Instituti i Statistikave në Shqipëri bën të ditur nga të dhënat e importit për tremujorin e parë të 2016, se kafeja nuk është prekur nga kriza e konsumit. Për janar-mars janë importuar 2.4% më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2015. Kafeja është nga të paktat produkte që nuk është prekur nga kriza në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?