Europa ka nevojё pёr njё politikё tё re pёr refugjatёt
Nga Beck Johannes
Para brigjeve tё Libisё natёn duke gdhirё e diela u mbyt njё anije me refugjatё. Mendohet qё rreth 700 vetё janё mbytur nё Mesdhe. BE mё nё fund duhet tё reagojё ndaj dramave tё refugjatёve. Çfarё duhet tё ndodhё mё shumё se kaq, qё Bashkimi Europian tё ndryshojё politikёn e vet tё emigrcionit dhe refugjatёve?
Sa njerёz duhet tё vazhdojnё tё mbyten nё Mesdhe, qё politikanёt europianё tё vihen nё lёvizje? Edhe sa ceremoni tё pёrmortshme duhet tё zhvillohen, derisa Brukseli mё nё fund tё reagojё? Pikёrisht Italia e zhytur nё borxhe pas fatkeqёsisё sё anijes nё Lampeduza nё tetor 2013 tregoi, se si duhet tё reagojё Europa nё raste katastrofash tё tilla: anije tё marinёs italiane mbikqyrnin nё kuadёr tё misionit tё ashtuquajtur Mare Nostrum tё gjithё rrugёn detare mes Afrikёs sё Veriut dhe Europёs Jugore. Megjithatё, edhe pse Italia mundi tё shpёtojё nga mbytja mijёra njerёz, shtete tё tjera europiane nuk donin tё merrnin pjesё nё mbulimin e kostove tё misionit prej 108 milionё eurosh nё vit.
Nё vend tё kёsaj nёntorin e kaluar mori pёrsipёr detyrёn pёr tё shpёtuar refugjatёt agjencia europiane e sigurimit tё kufijve Frontex. Ky mision me emrin me emrin Triton duhej tё kushtonte mё pak. E kёsisoj misioni i ri pёrqendrohet tek shpёtimi nё afёrsi tё brigjeve europiane. Ai nuk ndihmon nё rastin e fatkeqёsive nё largёsi si tani pёrpara brigjeve tё Afrikёs sё. Nё kёtё mёnyrё me pakujdesi merret parasysh edhe vdekja e mijёrave njerёzve.
Tani pas tragjedisё sё re nё Mesdhe unё nuk dua tё dёgjoj mё deklarata ngushёllimi tё politikanёve europianё! Kush nuk do tё marrё pjesё nё misione shpёtimi si Mare Nostrum, sepse ai ёshtё shumё i kushtueshёm, tё paktёn duhet tё jetё aq i ndershёm sa tё pranojё hapur, qё pёr tё s'ka shumё vlerё jeta e refugjatёve nga Eritrea, Etiopia apo Siria. Se sa cinik ishte diskutimi pёr financimin e Mare Nostrum, e tregon vetёm njё vёshtrim nё politikёn europiane agrare: me rreth 50 miliardё euro BE-ja subvencionon çdo vit bujqit e saj. Nё kёtё mёnyrё europianёt japin nё ditё mё shumё subvencione agrare, se sa do tё kushtonte shpёtimi i refugjatёve gjatё gjithё vitit nё Mesdhe me njё mision tё llojit "Mare Nostrum“.
Nismat pёr njё politikё tё re pёr refugjatёt dhe emigracionin prej vitesh janё nё tyrezё:
Sё pari – parё nё plan afatshkurtёr – shpёtimi i emergjencёs nё det sёrish duhet tё shtrihet nё tё gjithё Mesdheun, natyrisht i financuar si njё detyrё e pёrbashkёt e tё gjitha vendeve anёtare tё BE-sё. Italia nuk duhet tё lihet nё baltё si nё rastin e Mare Nostrum.
Sё dyti – parё nё plan afatmesёm – duhet tё reformohet politika europiane e emigracionit. Krahas sё drejtёs sё azilit pёr shkak tё pёrndjekjes politike dhe mbrojtjes sё refugjatёve nga zonat e luftёs si Siria, duhet tё njihet edhe emigracioni pёr arsye ekonomike. Europa ndёrkohё prej vitesh de facto ёshtё njё kontinent emigracioni. Shumё vende pёrballen me plakjen e popullsisё dhe nё tё ardhmen kanё nevojё pёr imigrantё. Me ndihmёn e kuotave tё migracionit dhe tё njё procesi tё rregulluar me pikё imigracioni duhet tё bёhet legalisht dhe transparent. Kjo do ta pakёsonte fluksin e shumё emigrantёve ekonomikё drejt anijeve tё kontrabandistёve nё Mesdhe.
Sё treti – parё nё plan afatgjatё – BE-ja duhet t'i ketё mё shumё nё fokus shkaqet e arratisё dhe emigracionit. Kush i shkatёrron strukturat shtetёrore me aksion ushtarak nё Libi, nuk duhet qё paskёtaj tё tёrhiqet tёrёsisht dhe tё bёjë sehir se si vendi zhytet nё kaos. BE-ja duhet tё kёmbёngulё mё energjikisht pёr respektimin e tё drejtave tё njeriut. Kjo vlen p.sh. pёr Eritrenё, vendi i origjinёs sё pjesёs mё tё madhe tё refugjatёve tё Mesdheut. Nё kёtё vend BE dhe vendet anёtare tё saj, edhe Gjermania, pёr kohё shumё tё gjatё kanё qëndruar indiferentё dhe madje nё fillim e kanё mbёshtetur regjimin diktatorial me paratё e ndihmave tё zhvillimit.
Ka ardhur koha pёr tё vepruar – koha pёr tё folur e pёr t'u ankuar ka qenё tepёr e gjatё.
DW.DE