Europa rajon shembull për mbrojtjen e klimës

 Kopacz, e cila është prej pak javësh në pushtet, kërcënonte me veto kundër qëllimeve të mbrojtjes së klimës. Ajo nuk ishte dakord me qëllimin për reduktimin me 40% deri në vitin 2030 të gazrave të dëmshëm. Për të ishte shumë e lartë edhe 30% i energjise nga burime të rinovueshme. Por Poloninë ishte e rëndësishme që termocentralet e qymyrgurit të vazhdojnë të punojnë dhe përmes ndihmave miliardëshe nga vendet e tjera të modernizohen. 90% e energjisë së Polonisë prodhohet nga qymyrguri.

Kanclarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Francois Hollande , të cilët kanë vendosur qëllime ambiciozë të mbrojtjes së klimës, e ftuan Ewa Kopacz në një mbledhje më të vogël. Ata pranuan ta ndihmojnë, duke e përjashtuar nga detyrimet e pagesave të emsioneve të gazrave të dëmshëm në natyrë. Secili nga 28 vendet anëtare duhet të kontribuojë me një pjesë të caktuar në reduktimin me 40% të gazeve të dëmshëm. Një peshë më të vogël do të kenë vendet antare të lindjes.

Euroskeptiku David Cameron bëri një kërkesë tjetër. Kryeministri britanik deklaroi se një pjesë e qëllimeve të mbrojtjes klimaterike nuk duhen të jenë ligjërisht të detyrueshme. Çdo vend duhet të vendosë vetë, se çfarë lloj energjie do të përdorë dhe sa sa mund të mbrojë klimën përmes kursimit elektricitetit, gazit dhe naftës.

Presidenti francez Hollande në fillim të Samitit të gjatë tha se Europa duhet t’i japë një shembull rajoneve të tjerë në botë, të cilët nuk kanë ecur kaq para me mbrojtjen e klimës. Kina dhe Amerika janë çliruesit më të mëdhenj në botë të gazrave të dëmshëm. Sipas Komisionit të BE, Europa çliron vetëm 10% të gazit të dëmshëm.

Hollande ka si qëllim suksesin në një konferencë botërore për klimën të organizuar nga Kombet e Bashkuara që do të zhvillohet në Paris në vjeshtën e vitit 2015. Atje do të diskutohet për një kontrantë për mbrojtjen e klimës, që mund të zëvëndësojë Protokollin e Kiotos të nënshkruar në vitin 1997. SHBA nuk e ratifikoi asnjëherë. Kina e adaptoi Protokollin vetëm pas një kohe të gjatë. “Me vendimin tonë qendrojmë në krye të lëvizjes”, deklaroi i gëzuar Jose Manuel Barroso.

Emërohet kordinatori i Ebolas

Gjatë diskutimeve të gjata për klimën, u vendos relativisht shpejt edhe për një çështje tjetër. Komisioneri i ardhshëm i BE për ndihmën humanitare do të jetë edhe përfaqësuesi special i BE për kontrollin e sëmundjes Ebola në Afrikën Perëndimore. Qiprioti Christos Stylianides do të kordinojë më mirë ndihmën e 28 shteteve anëtare. Komisoni i BE vendosi që 618 milion euro do të shkojnë në ndihmë për luftën kundër Ebolas. Një pjesë do të shkojnë për buxhetin e shteteve të prekura. Në Europë do të trajnohen mjekët dhe infermierët se si duhet të trajtojnë rastet me Ebola dhe do të dërgohen në zonat ku është përhapur sëmundja.

Ministri britanik Cameron kërkoi që shtetet antarë të japin më shumë kontribut në luftën kundër Ebolas. Sipas tij nevojiten rreth 1 miliard euro. Por profesionistë dhe BE, argumentuan se buxheti i mësipërm është i mjaftueshëm. Problemet kryesore janë mungesa e personElit dhe stacionet e izoluara në ato vende. “Ne po ecim kundër kohës”, tha Presidenti i Komisionit të BE Barroso. Më në fund BE u zgjua, pas një kohe të gjatë në gjumë.

Nga Bernd Riegert

SHKARKO APP