Europiani i Peshëngritjes, Shqipëria shkon me Qerimaj, Brahja e Suka

Shqipëria do të shkojë në Europianin e Peshëngrijes, që do të zhvillohet në Tbilis të Gjeorgjisë në muajin prill, me një përfaqësuese të përgjysmuar në tre sportistë, si rrallë ndonjëherë tjetër. Pasojat e skandalit të dopingut që prekën disa nga sportistët më të mirë të Peshëngritjes Shqiptare ngritën pikëpyetje nëse ekipi ynë përfaqësues i peshëngritjes do të merrte apo jo pjesë në Europian. Kjo për faktin se Romela Begaj, Hysen Pulaku dhe madje edhe Daniel Godelli që fituan medalje vitin e kaluar, për shkak se kanë rezultuar pozitiv në analizat anti-doping (Godelli ende në pritje të testit B por fakti se nuk do të garojë në Europian do të thotë se ai është pezulluar), pritet të s’kualifikohen zyrtarisht nga garat e ardhshme. Ata rrezikojnë pezullimin deri në dy vjet. Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka hasur vështirësi, në mungesë të emrave më të spikatur, duke mos përzgjedhur emrat me të cilët do të përfaqësohet Shqipëria në garat e ardhshme. Megjithatë, ekipi përfaqësues i peshëngritjes do të marrë pjesë në pjesë në kampionatin Europian te shtangës, cili do të zhvillohet ne Tbilisi të Gjeorgjisë ne datat 10 – 18 prill. Bordi Ekzekutiv i Federatës Europiane ka dhënë miratimin që Shqipëria të marrë pjese në këtë Europian. Në  Europianin gjeorgjian Shqipëria do të marrë pjesë me tri sportistë, të cilët do të jenë:

Për femra, në peshën 48 kg, Shqiponja Brahja.

Për meshkuj, Erkand Qerimaj, 77 kg dhe Sopot Suka, 94 kg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objektivi  i tyre është zona e medaljeve dhe prezantimi sa më pozitiv në kampionatin botëror me qëllim kualifikimin në Lojërat Olimpike të ardhshme, “Rio 2016”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?