EUROSIG merr zyrtarisht INSIG, firmoset marrëveshja për kalimin e aksioneve

Aksionet e INSIG kompanisë së vetme shtetërore të sigurimeve deri tani, kanë kaluar zyrtarisht në pronësi të EUROSIG .Gjatë një ceremonie të mbajtur me këtë rast Ministri i Financave Arben Ahmetaj theksoi se kompania pritet të njohë ringritje dhe se 2.2 miliard lekë do t’i shtohen buxhetit të shtetit të cilat siç tha ai do të përdoren për të ulur borxhin dhe për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Aksionet e kompanisë shtetërore INSIG kaluan zyrtarisht në pronësi të kompanisë së sigurimeve EUROSIG.

Në ceremoninë e kalimit të aksioneve të cilan u privatizuan kundrejt 2.2 miliard lekësh Ministri Arben Ahmetaj u shpreh se tashmë Insig do të njohë ringritje.

Ahmetaj: “Jam i bindur që do të rigjallërojë veten, tregun vendas dhe tregun rajonal. Nga ana ime prej 2.2 miliardë lekë, të cilat shkojnë në buxhet të shtetit, gjysma e tyre ul borxhin publik për atë shumë dhe gjysma e tyre, kam kënaqësi ta ndaj me ju, shkon e gjitha për Unazën e Madhe të Tiranës”.
Ndërkohë që Presidenti Eurosig Kadri Morina premtoi se do t’i kushtojë vëmendje forcimit të INSIG.

Kadri Morina: “Garanton të gjithë klientët e tij për 25 vite që do jetë gjithmonë pranë tyre me shërbime edhe më të avancuara për të futur produkte të reja dhe për t’i dhënë një shtysë të re industrisë dhe sigurimeve në Shqipëri”.

Tenderi për shitjen e INSIG-uit ka dështuar disa herë që prej vitit 2007 që ka nisur procesi deri tani kur ky asset shtetëror u shit rreth 16 milion euro.

SHKARKO APP