Eurostat: Shqipëria ka rrogat minimale më të ulëta në Europë

 

Shqipëria ka rrogat minimale më të ulta në Europë. Këtë fakt e konfirmojnë të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti Europian i Statistikave (Eurostat), sipas të cilit paga minimale në vendin tonë nuk i kalon 157 euro në muaj.

Krahasuar me një vit më parë, rritja e pagës minimale ka qenë pothuajse e papërfillshme, me vetëm 0.07 euro.

Por edhe pse është e sigurt që nuk mund të matemi me vende si Luksemburgu, ku paga minimale është 1900 euro në muaj, apo Mbretëria e Bashkuar, ku paga minimale është 1378 euro në muaj, ne mbetemi shumë prapa edhe me fiqnjët tanë në rajon.

Kështu, në Mal të Zi, punëtorët paguhen minimalisht 288 euro në muaj, ndërsa në Serbi kjo kategori page është 235 euro. Edhe Maqedonia na e kalon në këtë “garë” mes vendeve të varfra, pasi një punëtor paguhet minimalisht gati 214 euro në muaj atje.

Përveç shifrës në vlerë nominale më të ulët, ajo që penalizon punëtorët shqiptarë është se kjo pagë nuk përkon me shpenzimet dhe çmimet e produkteve e shërbimeve më të cilat përballen shqiptarët, që janë shumë më të larta se vendet e rajonit.

Për këtë majfton të përmendim vetëm çmimin e naftës, që është më i larti në Ballkan.

SHKARKO APP