Eurostat: Shqipëria me koston më të ulët të punës në Europë

Shqipëria ka kostot më të ulëta për orë punë në të gjithë Europën.

Sipas Eurostat-it, kostoja mesatare për orë pune në Bashkimin Europian është 24 euro, ndërsa në Shqipëri, vetëm 2.2 euro.

Të dhënat tregojnë se edhe në rajonin e Ballkanit, kostoja e punës është mesatarisht dy herë më e lartë se në Shqipëri me 4.4 euro për orë pune.

Kostoja e ulët e punës e bën vendin me interes për investimet e huaja, por ky nuk cilësohet tregues i mirë për të ardhurat mesatare të një familjeje në Shqipëri.

SHKARKO APP