Eurostat: Shqiptarët transferuan në Evropë 113 mln euro në 2016

Transfertat hyrëse dhe dalëse të individëve në Shqipëri me vendet e Evropës, ato të BE dhe jashtë saj, arritën në vitin 2016 me mbi 1 miliardë euro. Nga këto 900 milionë euro ishin hyrje valutore në vendin tonë dhe 113 milionë euro ishin dalje nga Shqipëria raportoi INSTAT.

Në vitin 2016, flukset e parave të dërguara nga banorët e Bashkimit Evropian (BE) në vendet jashtë BE, të referuara si transferta personale arritën në 30.3 miliardë euro krahasuar me 31.3 miliardë euro në 2015. Eurostat sqaron se, shumica e transfertave përben fluksin e parave të dërguara nga emigrantët në vendin e tyre të origjinës. Suficite më të mëdha në transferimet personale u vunë re në Poloni dhe Portugali, ndërsa deficiti më i madh në Francë.

Midis shteteve anëtare për të cilat janë publikuar të dhënat, daljet e transfertave personale në vitin 2016 ishin më të larta në Francë (10,0 miliardë euro), e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (7,1 miliardë euro), Spanja (6,8 miliardë euro) dhe italia (6.2 miliardë euro).

Në të kundërt, hyrjet më të larta u regjistruan në Portugali (3.3 miliardë euro, Poloni (3.0 miliardë euro), Mbretëria e Bashkuar (2.5 miliardë euro) dhe Rumani (2.4 miliardë euro).

Tepricën më të madhe nga hyrje daljet e ka pasur Kosova, Polonia, Portugalia dhe Rumania, ndërsa Franca shënon deficitin më të madh – 9.4 miliardë euro), e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me – 4.6 miliardë euro, Gjermania me – 4.2 miliardë euro dhe Italia me – 4.0 miliardë euro.

Proporcioni më i lartë i hyrjeve dhe daljeve brenda BE ishte Sllovaki. Hyrjet jashtë BE-së ishin më së shumti në Francë dhe daljet jashtë BE-së në Slloveni.

Në vitin 2016, në Sllovaki u regjistruan nivelet më të larta të hyrjeve nga vendet e tjera anëtare të BE-së (99%. Nga hyrjet jashtë BE rreth tre të katërtat e hyrjeve totale shkuan për Francën.

Në metodologjinë e Eurostat sqarohet se, transfertat personale përbëhen nga të gjitha transfertat në mjete monetare ose në natyrë midis familjeve rezidente dhe jorezidente, duke shpërfillur burimin themelor të të ardhurave, marrëdhëniet midis familjeve ose qëllimin e transferimit.

Monitor

SHKARKO APP