“Eurovizion”: Ndalohet flamuri i Kosovës, edhe ai i ISIS
Nëntë flamuj nuk do të lejohen që të valëviten gjatë spektaklit të Eurovizion.
Fatkeqësisht, midis këtyre flamujve është edhe ai i Kosovës i cili renditet përkrah flamujve të tjerë, si ai i të ashtuquajturit Shteti Islamik, flamuri i Krimesë, i Qipros Veriore, si dhe i disa shteteve të tjera.
Vendimi për të ndaluar flamuj të tillë është bërë nga organizatorët e spektaklit të përvitshëm të këngës, në të cilën marrin pjesë 42 shtete nga Britania e Madhe e deri në Izrael, nga Portugalia deri në Rusi.
Organizatorët e Eurovizionit që zhvillohet këtë vit në Suedi, kanë publikuar rregullat e festivalit dhe udhëzimet përkatëse, shkelja e të cilave bën që të pranishmit të nxirren jashtë.