Eurovizioni, Jamala: Fitoi ndjenja kundër politikës

Fituesja e Eurovision Song Contest Jamala thotë se është e gëzuar për triumfin e saj. Një këngë që flet për dëbimin e Tatarëve të Krimesë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1944. Këngët politike janë ndaluar në Eurovision Song Contest. Por, EBU e ka lejuar “1944”, pasi ajo është e bazuar në fakte historike.

Në një intervistë për EuroNews, Jamala ka rrëfyer se nuk ka qenë e lehtë fitorja. “Ka qenë e vështirë për të fituar, sepse kënga ime ishte një hyrje e pazakontë. Nga fillimi, kënga ime është konsideruar të jetë e çuditshme, e trishtuar. Ishte shumë e vështirë për të kënduar diçka në mënyrë intime dhe personale në një konkurrencë të shfaqur”.

Gjithashtu pyetjes së Euronews për konfliktin me Rusinë në 2014, për shkak se kjo e fundit ushtroi dhunë mbi popullsinë Tatar të Krimesë, Jalama është përgjigjur se: “Ngjarjet e vitit 2014 solli hidhërim në jetën time. Kjo është një tjetër arsye pse është shkruar ajo këngë. Megjithatë, unë gjithmonë theksoj se e kam shkruar në mënyrë specifike në lidhje me ngjarjet e vitit 1944, që është arsyeja pse kënga ka atë emër”.

Euronews: “Jamala, prindërit tuaj janë ende në Krime, ata janë pjesë e komunitetit që pretendon se është duke vuajtur nga represioni. A kanë qenë ata të trajtuar ndryshe kur ju fituat “Eurovision”? Ka i përgëzoi dikush ata? “

Jamala: “Ka pasur shumë komplimente, shumë të huaj që vinin në shtëpinë tonë. Ata kanë treguar mirënjohjen e tyre. Në ditën që unë kam fituar, njerëzit që jetojnë në Krime të cilët nuk janë pro-Ukrainas mendonin se kjo ishte fitorja e madhe edhe për ta. Ajo ndoshta nuk zgjati aq gjatë, por këto ishin ditët e unitetit”.

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko e emëroi Jamalën menjëherë pas fitores së saj në Eursong, si ambasadore të Vullnetit të Mirë të UNICEF-it.  E pyetjes nëse do të merret me politikë, Jamala është përgjigjur se: “Politika nuk ka vend për ndjenjat, dhe unë nuk mund të jetoj pa ndjenja. Kjo është arsyeja pse politika nuk është për mua”.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP