Evavioni në zonat bregdetare, Tatimet nisin aksionin
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të nisë aksionin kundër evazionit fiskal dhe informalitetit në zonat bregdetare.
Sipas burimeve nga drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve aksioni synon monitorimin për lëshimin e kuponit tatimor dhe informalitetin e hoteleve, restoranteve dhe bareve që punojnë në zonën bregdetare.
Burimet thanë se inspektorët e terrenit, punonjës të hetimit tatimor dhe forcat e policisë, pjesë e këtij aksioni, do të monitorojnë jo vetëm bizneset e parregullta, por edhe punonjës të administratës tatimore që kanë lejuar abuzime. Në krye të këtij aksioni bëhet e ditur se do të jetë vetë Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve.