Evazioni 122 milionë USD, Tatimet: 247 denoncime në Prokurori

Nga tetori i vitit 2013 deri në korrik të vitit 2015, Drejtoria Tatimore ka referuar në Prokurori 247 raste të abuzimit me tatimet, me 456 autorë 60 prej të cilëve të arrestuar.

Në një përmbledhje të rezultateve të kësaj periudhe, drejtoria e Tatimeve bën të ditur se dëmi i shkaktuar nga këto vepra të evazionit fiskal është 12.2 miliardë lekë.

Vetëm periudha e parë e vitit 2015, nga janari në korrik, ka pasur 85 çështje të referuara në prokurori nga Drejtoria e Hetimit tatimor. 99 kanë qenë autorët që kanë abuzuar, por vetëm 2 kanë përfunduar në pranga.

Sipas njoftimit zyrtar të Tatimeve, dëmi i shkaktuar për këto raste abuzive është 2.2 miliardë lekë.

Veprat penale të cilat kanë zbuluar drejtoritë në varësi të Tatimeve lidhen kryesisht me; krijimin e skemave mashtruese me TVSH­-në, fshehje e tëardhurave, mospagim taksash e tatimesh, punësim i paligjshëm dhe organizim i palejuar i lojërave të fatit. 

 

SHKARKO APP