Facebook me një risi për të rinjtë
Facebook ka blerë një aplikacion të ri që inkurajon adoleshentët të njihen e të sillen mirë me njëri tjetrin. Me një tarifë të papublikuar, Facebook ka blerë aplikacionin TBH që do të thotë: Të jesh i sinqertë, një aplikacion që inkurajon adoleshentët të jenë të mirë me njëri-tjetrin.
Aplikacioni i krijuar prej 9 javësh, është shkarkuar 5 milion herë nga të rinjtë. Krijuesit e aplikacionit thanë se do mbetet një program i pavarur, por tani do ketë më shumë burime falë Facebook-ut.
Sipas faqes TechCrunch, marrëveshja është bërë me më pak se 100 milionë dollarë dhe ekipi TBH do të bëhen punonjës të Facebook. Në një deklaratë, Facebook tha: “Tbh dhe Facebook kanë një qëllim të përbashkët për të ndërtuar komunitetin dhe për t’u mundësuar njerëzve të njihen e të afrohen me njëri tjetrin.
Tbh tha se suksesi i aplikacionit ishte një nevojë e adoleshentëve që dëshironin ndërveprime më pozitive në internet. Facebook nuk do të japë më shumë detaje rreth marrëveshjes, por firma është padyshim e gatshme të bëhet një konkurrent i Snapchat.