“Facebook”, në pritje të lindjes së fëmijës së parë
Gruaja e themeluesit të Facebook, Mark Zuckenberg është shtatzënë. Mediat e huaja thonë se ky është fëmija që i përket rrjetit social më të njohur dhe më të përdorur sot në planet dhe ndoshta do të jetë një gjeni si babai, ose jo.
Por ajo që dihet me siguri, vajza e vogël do të trashëgojë një pasuri shumë të madhe. Priscilla dhe Mark janë martuar në vitin 2012.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, lajmin për shtatzaninë e ka dhënë vetë Zuckenberg dhe s’kishte se ku tjetër veçse nëpërmjet “Facebook”.