Facebook sot është më i bukur se kurrë…

Nga Manjola Zeka

Facebook sot është më i bukur se kurrë… Ju lutem mos i prishni këto radhë të shkruara me pastërti dhe sinqeritet nga të gjithë ne. Fëmijë që falin vetëm dashuri, fëmije që janë të etur të marrin dije.

Besoj se sot në shtëpitë e secilit ka qenë e njëjta panoramë… zgjim “që me natë”… përplasje dollapësh, nxitim për të zënë tualetin (kush ka dy janë fatlume), vërdallosja nëpër dhoma pa shkak… ndihmë nga Ma-ja, për rrobat, megjithëse kanë 24 orë që janë palosur për këtë ditë… Naze për të pirë qumështin apo ngrënë bananen…dhe ngritje zëri “ikaaaa se u bëra vonë, ora 7.20”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Taksirati i komshis poshtë që fle gjumë për shtatë palë qejfe, se fëmijët e tij kanë dalë në jetë, por që na e falin…

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesa më e bukur oborri i shkollës… Kalamaja komplet të shkujdesur, duke qeshur dhe folur me zë të lartë me njeri-tjetrin… Prindër të lumtur që ju qeshin sytë…

Unë e di që sot do jetë kështu, se nesër zilja e alarmit do zgjojë serish fqinjët…por të paktën sot ta shijojmë këtë dite të mrekullueshme… edhe këtu në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?