Fakte për Hitlerin: Pasioni për gruan hebreike, humbja e njërit testikul

Jeta personale dhe politike e diktatorit Adolf Hitler, është nga më të komplikuar, shumë teori konspiracione dhe enigma. Së fundi, në një libër të vjetër, ka zbuluar më shumë për Hilterin. Mund të tingëllojë çmenduri por kur ishte në shkollë Hitleri ra në dashuri me një vajzë hebre. Emri i saj ishte Stephanie, e cila nuk ishte në dijeni për ndjenjat që ushqente ai. Hitleri ishte djalë i trembur në atë kohë dhe kurrë nuk i tha asaj se e dashuronte. Kur gjërat nuk kanë shkuar mirë, ai zhvilloi urrejtje të madhe për gjithë kombin hebre.

Hitleri kishte probleme serioze të traktit gastrointestional gjatë gjithë jetës. Ai pati dhimbje stomaku gjatë gjithë jetën, diarre kronike dhe nuk ushqehej mirë. Ai ishte aq i frikësuar se mos zbulohen problemet shëndetësore që kishte, kështu që mori një kurë me 29 barna të ndryshme, por pa efekt. Shumë besojnë se ky problem që do tregojmë tani provokoi rritjen e inferioritetit. Gjatë luftës për Perandori Gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore, ai u plagos dhe mjekët duhet të hiqnin një nga testikujt e tij për ti shpëtuar jetën. Kjo ndodhi gjatë betejës në Somme në vitin 1916.

Hitleri ishte shumë i ndjeshëm ndaj femrave që kishte pranë. Ai sillej mirë dhe argëtohej. Gjithashtu kishte një marrëdhënie të ngushtë me mbesën e tij Geli Raubal. Shumë njerëz mendonin se kishte shumë dashuri miqësore mes tyre. Në moshën 23 vjeç, ajo vrau veten dhe ndoshta kjo ndodhi për shkak të ngacmimeve seksuale që mund ti ketë bërë Hitleri.

Çuditërisht, ai kurrë nuk u përpoq të mësonte se si të ngiste makinën. Disa njerëz besojnë se kjo ishte për shkak se ai kishte frikë të dështonte para njerëzve të tjerë. Megjithatë, ai udhëhoqi ushtrinë e tij me mjaft sukses me një shofer personal.

SHKARKO APP