Faktori LSI në Lezhë

Nga Eglantina Mirashi

Tradicionalisht votuesit e qarkut të Lezhës ndër vite para krijimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë qenë të prirur të zgjedhin mes dy partive të mëdha, sepse partitë më të vogla i kanë parë me mjaft skepticizem. Por krijimi i LSI-së në 2004 filloi të ndryshojë në mënyrë të menjëhershme këtë traditë dhe rrjedhimisht balancat historike në këtë qark. Viktor Tushaj një ndër themeluesit e LSI së Shqipërisë njëkohësisht dhe themelues dhe drejtues i LSI në Lezhë që nga krijimi i saj dhe në vazhdim ka ditur me shumë kujdes të investoje besim bashke me strukturat që kjo forcë politike të njohë vetëm rritje. Z.Tushaj kandidoi në 2005 për deputet ,  kandidoi më 2007 në bashkinë Lezhë në emër të koalicionit të majtë dhe fitoi, kandidoi më 2011 në emër të koalicionit të djathtë dhe përsëri fitoi. Ndërkohë votat dhe anëtarët e LSI shtoheshin çdo ditë.

Kandidimi i Znj. Monika Kryemadhi në zgjedhjet parlamentare të 2013 i bëri zgjedhjet në këtë qark, mjaft specifike dhe garën shumë interesante. Ajo me energjinë dhe përkushtimin e saj i dha një hov të madh rritjes së LSI dhe ofrimit të mjaft potencialeve pranë radheve të saj dhe mbi të gjitha solli një mbështetje të madhe për të rinjtë . Me gjithë fushatën në dukje harmonike, PS ishte mjaft e interesuar që LSI të mos marrë asnjë mandat në Lezhë. Sigurisht dhe PD me të njëjtin ritëm luftonte me çdo kusht tkurrjen e LSI çka do të çonte në mos marrjen e mandatit. Mes presioneve dhe incidenteve të shumta ku  Lezha ishtë një ndër qarqet me përplasjet më të madha me një të vdekur e disa të plagosur, njerezit e LSI nuk u stepen për asnjë moment por përkundrazi luftuan me mish dhe me shpirt për secilen votë anë e mbanë qarkut ku rezultati konfirmoi deputete të Lezhës Znj. Kryemadhi me 10.98 % ,me 8820 vota në qark.

Në zgjedhjet vendore të 2015 rikandidoi për bashkinë e Lezhes po në koalicion me PS Viktor Tushaj por nuk arriti të rimerrte bashkinë edhe pse puna e bërë nga Z. Tushaj 8 vite në drejtimin e bashkise ishte jashtëzakonisht e madhe dhe po kaq e madhe rritja e votuesve të LSI-së dhe kesaj here. Por ndikimi i punes  së LSI së Lezhes dhe Viktor Tushes duket se u refketua shumë shpejt dhe qartë ne zgjedhjet e 25  Qershorit ku LSI në Lezhe pati rritje me mbi 1500 vota me shumë se në 2013 vetem në Bashkine e Lezhës, po ashtu me rritje të konsiderueshme në rrethet Kurbin dhe Mirditë. Sigurisht që dhe kesaj fushate  nuk i munguan incidentët dhe rastet e dhunes te iniciura nga segmente që donin me çdo kusht të trembnin dhe të largonin votuesit e LSI, por kjo nuk ndodhi sepse qytetaret Lezhjan i qendruan besnik LSI-së ,nuk pranuan as të bliheshin e as të shiteshin dhe nuk harruan punën e mirë të bërë nga z.Tushaj për qytetin e Lezhes i cili dy mandatet e tij mundi mbyllë me një bilanc të kënaqshëm arritjesh që përveçse janë vlera të konsiderueshme në investime, më e rëndësishme është rritja e cilësisë së jetës së komunitetit lezhjan e më gjerë.Ndaj për kto dhe më shumë qytetaret Mirditor, Kurbinas dhe Lezhjan vazhduan të besojnë LSI-në ,të besojnë Viktor Tushen si zerin e tyre në kuvendin e Shqiperisë si të vetmin shans për të patur një derë të hapur,një vend ku do të degjohen dhe një shpresë për më shumë humanizem se kudo tjetër.Ndaj sot me një motiv akoma më të madh me Kryetare  Monika Kryemadhin LSI do të njohë fuqizim, rritje dhe mbeshtetje akoma më të madhe ne Lezhë dhe në mbarë Shqiperinë.

SHKARKO APP