Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit duhet të ndryshojë

Nga Agim Binaj/Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit ka disa vjet që fuksionon si institucion i arsimit të lartë. Qëllimi i këtij institucioni, i krijuar nga njerëz të përkushtuar, ka qenë dhe mbetet rritja e cilësisë së formimit të studentëve, si në planin teorik ashtu dhe atë praktik, si dhe rritja e kapaciteteve të stafit akademik, në përgjigje të kërkesave në rritje të Shekullit 21. Në këtë këndvështrim, kur në dorë kemi ligjin e ri për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, që sapo ka hyrë në fuqi edhe përpara FEA-së shtrohen shumë pyetje, që përbëjnë njëherazi edhe sfidat e drejtuesëve të rinj të këtij Fakulteti. Si po i përgjigjet shkolla e lartë formimit të kapaciteteve në fushën e formimit të ekonomistëve, financierëve e kontabilistëve? Çfarë kontributi duhet të japë ky institucion (FEA) në zhvillimin e asaj që quhet “ekonomia e dijes”? Si mund të matet ndikimi i këtij institucioni në zhvillimin e asaj që quhet “ekonomia e dijes”? E ashtuquajtura “ekonomi e dijes” dhe e informacionit a ndikon shumë në zhvillimin e një shoqërie moderne, aq më tepër në Shqipëri?

Ka vënd të diskutojmë dhe të japim ndihmesë modeste si duhet të punojë tani dhe në ardhmen Fakultetetit të Ekonomisë dhe Agro-biznesit, në përgatitjen e ekonomistëve, financierëve dhe kontabilistëve të aftë, që ata të përfitojnë nga zhvillimet e reja. Hapi i parë i Qeverisë aktuale(Qeverisë Rama) për mbylljen e disa universiteteve private dhe disa Filjaleve të Universiteteve Publike, midis tyre dhe Filiali ynë në Lushnje ishte një oguri mirë. Por ky hap nuk duhet të ndalojë, por të vazhdojë më tej duke mbyllur dhe Universitete të tjerë që ende kanë cilësi të dobët mësimëdhëse dhe kryesisht janë kthyer në qendra biznesi për të dhënë diploma dhe jo në tempuj të dijës dhe të meritës. Kjo do të bëjë që shkollës së lartë ti kthehet imazhi si një institucion që formon njerëz me nivel të lart dijesh, të edukuar dhe të kulturuar për t’ju përgjigjur shkallës së zhvillimit që kërkon koha dhe Shqipëria.

E vërteta është se në këto 25 vjet në Shqipëri, në fakt ka ndryshuar dukshëm struktura e Universiteteve dhe Fakulteteve, por nuk mund të themi që po kështu ka ndryshuar procesi dhe përmbajtja e mësimdhënjes dhe e të mësuarit.Në fokus të diskutimeve gjithmonë kanë qënë ato për qeverisjen, organizimin, dhe financimin e Universiteteve, ndërkohë që shumë pak burime dhe energji orjentohen në krijimine një mjedisi mësimor kritik dhe efektiv për të mësuar.

Pak Histori….

Gjatë dy shekujve të fundit, teoritë neoklasike janë mbështetur në interpretimet dhe analizat e tyre vetëm në dy faktorë bazë të prodhimit: puna dhe kapitali. Por, në Shekullin 21, kjo optikë po ndryshon në vetë thelbin e saj. Informacioni dhe dija po zëvendësojnë kapitalin dhe energjinë, si faktorë bazë të krijimit të pasurisë dhe të mirëqenies, ashtu si kapitali dhe energjia zëvendësuan punën e dorës dhe pronën e tokës dy shekuj më parë. Progresi teknologjik i Shekullit të 20-të, e ka transformuar pjesën dërmuese të punës që krijon pasuri në një bazë “dijesh dhe njohurish”. Në Shekullin e 19-të “kapitali fizik” përfaqësonte 65-70% të kontributit në rritjen e rendimentit të punës,  ndërsa në fund të Shekullit të 20-të ai përfaqësonte vetëm 20-25 % të këtij kontributi. Shekulli i 21-të po e thellon akoma më shumë këtë prirje, duke e çuar në 15-20% për vitet 2015-2030. Siç shihet, teknologjia dhe dijet, konsiderohen tashmë si faktorët çelës të prodhimit të dijeve në universitete në tërësi, por edhe në ato ekonomike në veçanti, si “shtëpia natyrale” e tyre. Si rrjedhojë e “lehtësisë së transportit” të informacionit dhe e globalizimit të cilësive të fuqisë punëtore, njohuritë dhe ekspertiza mund të zhvendosen, brenda vetëm një sekonde, nga një cep i globit në një tjetër, kështu që çdo përparësi e përfituar nga një kompani (biznes), mund të shkojë shumë shpejt në favor të konkurenteve të saj. I vetmi avantazh krahasues që mund të ketë një kompani (biznes) apo dhe një sektor i ekonomisë, mund të vijë nga procesi inovativ që kombinon njohuritë rreth botës që na rrethon (në tregje, në fushën e sigurisë, të ekonomisë etj) dhe teknologjive moderne me aftësitë krijuese të “specialistëve të dijes”.

Në shumë vende, sidomos në ato të zhvilluara, po bëhet i zakonshëm edhe një profesion i ri, ai i “ekspertit për dijen dhe njohuritë e reja”. Në përgjigje të këtij zhvillimi të ri, një numër i madh universitetesh në botë, kanë ndërtuar dhe ofrojnë diploma e programe speciale për këtë profesion, po ashtu edhe për ekonomistët, financierët, kontabilistët etj., në fushën e teknologjisë së informacionit kontabël apo të implementimit të standarteve të kontabilitetit që po gjejnë zbatim në të gjitha vëndet e botës. Në këtë kënd-vështrim të ri, po të bëjmë një analizë të shpejt të mjedisit të të mësuarit në Fakultetin tonë(FEA) mund të konstatojmë një sërë probleme:

  • Ka një mungesë inspirimi të studentëve për t‘u ballafaquar me ide dhe informacione të cilat ndihmojnë në rritjen e shkallës së e njohjes së tyre, si dhe mungesë të një ndikimi të qëndrueshëm të proçesit mësimor në mënyrën e të menduarit, të të vepruarit dhe të të ndierit të studenteve.
  • Objektivat mësimor nuk përfaqësojnë si duhet mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit që është e nevojshëme në jetë, ka mungesë të një mjedisi të mësuari kritik dhe natyror, një mjedis ku studentët të mësojnë duke u ballafaquar me problemet e jetës së përditëshme ose detyrat, të cilat i sfidojnë ata në mënyrë që të rishikojnë idetë e tyre, të rivlerësojnë supozimet që kanë dhe që të vlersojnë modelin mendor që ata kanë për realitetin në kushtet e Shqipërisë së në bujqësi, biznesë, financë, kontabilitet, turizëm etj.
  • Shpeshë petagogët fajësojnë studentët për vështirsit që ka proçesi mësimor si:mungës e dijeve nga shkolla e mesme;mungesa e infrastrukturës;mjetet didaktike e tjera, që edhe ekzistojnë, por harrojnë të vënë në dukje dhe dobësit e tyre në proçesin e mësimëdhënies si:aplikimi i metodave pedagogjike të përparuara për të lidhur mësimin me praktikën;mënyra e vlersimit që shpeshë nuk është e besushme, e drejtë dhe e ndershme, deri në raste të veçanta dhe në vlerërsimin pa meritë apo dhe fallco, studentët në tërsi nuk ndjejnë që kanë kontroll të sigurt mbi arsimimin dhe formimin e tyre etj.

I.Problematika në arsimin e lart shqiptar dhe në veçanti në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agro-biznesit në Universitetin Bujqësor Tiranë.çfarë duhet të bëjmë për t’ju përgjigjur zhvillimeve të reja.Si duhet të gjejë zbatim ligji i ri i arsimit të lart që tashmë ka hyrë në fuqi në vitin 2016.

Ç’Farë duhet të bëjnë drejtuesit e rinjë të sa po zgjedhur. Për t`iu përgjigjur këtyre zhvillimeve të reja, mendojë se nga shkolla e lartë dhe veçanrisht nga Fakulteti Ekonomisë dhe Agro-biznesit që nxjerrin ekonomist, financier apo kontabilistë, duhen përmirësuar disa elementë: Së pari, në këto kushte për të përmisuar mjedisin mësimor në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit(FEA) është mirë të mësojmë nga eksperienca e vëndeve të përparuara.Gjithë gjysma e dytë e shekullit të 20-të është karakterizuar nga diskutime dhe kërkime shkencore mbi metodën e mësim-dhënies dhe nevojnë e përmirsimit të të mësuarit.Kjo në fakt është dhe koha kur shoqërit perëndimore u ndërgjegjësuan plotsisht që shumë nga problemet mjedisore dhe sociale lidheshin me mënyrën se si njërzit mendojnë dhe veprojnë.Të kësaj periudhe janë punimete William G.Perry, Jr.(1913-January 12, 1998, Profesor of education at Harvard Graduate School of Education)dhe Arnold Boris Arons(1916-2001, Profesor-Indiana University), të cilët janë ribotuar disa herë dhe sot ato përdoren si referenca të rëndësishme kur është fjala për reformimin e mjdisit mësimor.Mjedisi mësimor në fakultetin tonë(FEA) ka nevojë të reformohet që nga tekset mësimore, që nga ambjentet e mësimdhënjes të paisur me laborator dhe sisteme informatike të kohës për të gjitha lëndët e fushës si:të matetmatikës, të menaxhimit, të kontabilitetit, të financës, të statistikës, të informatikës etj.  Së dyti, vëmëndje e veçantë duhet ti kushtohet literaturës dhe mjeteve të tjera didaktike, që petagogët u rekomandojnë studentëve përveçë tekseve, që ajo të trajtojë çështje të të menduarit krijues, kritik dhe sistematik me qëllim që të krijohet mjedisi që ti paisë studentët me këto aftësi.

Një nga studiuesit e ditëve tona Ken Bain Phd(Historian, educator and President, Best Teachers Institut..NYU), në librin e tij“What best college teachers do?“ na jep një përmbledhje shumë të dobishmetë asaj që bëjnë petagogët e suksesshëm në universitete amerikane.Ai sygjeron që duhet ndryshuar modeli i mësimdhënies si“transmentim njohurish“ në një model që mësimdhënien e lidh ngushtësisht me të mësuarin, me jetën praktike.

Sipas tij, mësimdhënia është krijimi i atyre kushteve në të cilat shumica e studentëve, të arrinë potencialin e tyre për të mësuar dhe për të vepëruar.

Ndërkohë që ankohemi për nivel të dobët të studentëve, do të ishte mirë që mendojmë se sa larg është mjedisi jonë mësimor që prej krijimit të kushteve më elementare që studentët sa do të dobët të jenë , të realizojnë potencialin e tyre për të mësuar dhe se çfarë duhet të bëjmë ne për tu realizuar këto kushte.Mundësi ka, po të mendojë serjozishtë çdo petagogë në lëndën e tij se ç’farë i mungon mjedisit të tij mësimor dhe si ta përmirsojë atë duke këmbngulur deri në fund në zgjidhjet konkrete.Mendojë se dhe ndihma e drejtusëve të rinjë të Fakultetit, kam besim se nuk do na mugojë. Së treti, Në Organizmimet e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, duhet të jetë i pranishëm përfaqësimi i bizneseve, i shoqatave (OJF), etj, sepse këta janë “konsumatorët” kryesorë të produktit të tyre. Për pasojë, duhet të jenë ata që ta “formatojnë” studentin, ekonomistin, financierin, kontabilistin e ardhshëm. Ky fakt gjen shprehjen e vet edhe në “Marrëveshjen e Bolonjës”, filozofia e së cilës, përveç aspektit teknik, është fleksibiliteti i universiteteve dhe i drejtimeve të diplomimit në raport me dinamikën e tregut të punës.

Realiteti i punës i Fakultetetit të ekonomisë dhe Agro-Biznesit, dëshmon se janë shumë të pakta studimet për kërkesat e tregut të punës, për prespektivat e tij, për prirjet e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, për problemin e pronave, të tokës si dhe studimet mbi teknologjitë e reja që duhet të zbatohen në sistemin e ekonomive bujqësore, për proceset e integrimit europian, thellimin e globalizimit, krizat e energjisë, asaj financiare etj. Të mangëta janë dhe analizat për efiçencën e integrimit të të diplomuarve të Fakultetit tona në tregun e punës. Kjo bën që shumë të diplomuar, gati 60-70%, mbeten pa punë.

 Së katërti, nisur edhe nga përvoja e vendeve të zhvilluara, mendojmë se klasifikimi i universiteteve apo i fakulteteve duhet të bëhet duke përdorur treguesin e punës dhe duke i listuar ato sipas rezultateve që paraqesin të diplomuarit. Por Fakulteti ynë, me përjashtime të vogla, nuk kanë sistem të plotë të dhënash për punësimin dhe ecurinë në karrierë të të diplomuarve të tyre. Kjo përbën një problem më vete dhe serioz, sepse nuk është më koha kur universitetet apo fakultetet “i përkisnin” ekskluzivisht korpusit të profesorëve apo Ministrisë së Arsimit. Vlerat që po marrin terma e koncepte të tilla si “kapitali social“, ekonomia e dijeve”, “kapitali organizativ”, “kapitali intelektual”, “kapitali institucional”, etj, reflektojnë një realitet të ri global në të cilin po ndodh një “shkrirje” apo bashkëveprim organik ndërmjet universiteteve, fakulteteve, nga njëra anë dhe kërkimit, biznesit, bankave, shoqërisë civile, nga ana tjetër.

 Kështu që, universitetet e formës klasike, dalngadalë po e humbasin rolin e tyre të mëparshëm dhe po mbeten thjesht pjesë e historisë.  Së pesti, rritja e konkurrencës së dijes në shkallë ndërkombëtare, që rezulton nga procesi i globalizimit, është shumë më e fortë se sa konkurenca klasike e mallrave dhe e produkteve, me të cilat bota është ndeshur deri tani. Përballimi i kësaj konkurence lidhet ngushtë me një proces inovativ të vazhdueshëm, të bazuar në njohuri të thella shkencore dhe edukim cilësor dhe, mbi të gjitha, në aftësinë e shpërndarrjes dhe përvetësimit të këtyre njohurive në shkallë të gjërë për shumë grupe e kategori sociale, duke e bërë kështu “ekonominë dhe administrimin e dijes dhe të informacionit” një faktor thelbësor të zhvillimit ekonomik e social. Pra, sot këmbëngulet shumë në filozofinë e një “formimi profesional e civil sa më polivalent, duke nxitur dhe krijuar mentalitetin e të mësuarit gjatë gjithë jetës”. Shpenzimet për arsimin e lartë dhe nevojat e financimit të universiteteve, përbëjnë sot “thembrën e Akilit” në funksionimin cilësor të tyre. Por, sa i përgjigjet gjëndja e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit(FEA) që përgatisin ekonomist, financier, apo kontabilist, sfidave të kohës në këtë drejtim?Analiza këtu duhet thelluar rast pas rasti.

Konkluzioni: Me gjithë Përmirsimet, ka vënd që puna të thellohet më tej, aqë më tepër në frymë e ligjit të të ri të arsimit të lart.

 Së gjashti, në vendet e OECD-se (Organizata Europiane për Arsimin dhe Shkencën) shpenzimet për arsimin dhe formimin profesional shkojnë në 6-10% të PBB-së ose 25-40% të shpenzimeve publike. Po kështu, dhe për kërkimin shkencor e zhvillimin. Në Samitin e Barcelonës, në vitin 2002, BE-ja fiksoi si objektiv për vitin 2010 që 3% e PBB të shkojë në favor të kërkimit shkencor e të zhvillimit, nga 1.8-2% që është aktualisht. Ky tregues, në SHBA është 2.7%, në Japoni 3.1% duke qenë kështu Japonia vendi që harxhon më shumë në botë përsa i përket kërkimit shkencor dhe zhvillimit. Sipas UNESCO-s “Ne duhet t’i nxisim të gjitha vendet që ta konsiderojnë arsimin e lartë jo si një barrë në buxhetin e shtetit, por si një investim strategjik me vizion afatgjatë”. Në Shqipëri, me gjithëse ka një ecuri rritëse në këto vitet e fundit, shpenzimet për arsimin dhe kërkimin shkencor janë në nivele shumë të ulëta, vetëm 2.7 % të PBB-së ose vetëm 7-10% të shpenzimeve të përgjithshme publike. Ndërsa për zgjerimin dhe rritjen e kërkimit shkencor ato janë vetëm 0.35% e PBB-së. Këto shifra duhet t’i shikojmë dhe nga një kënd tjetër:ç’pjesë e buxhetit për arsimin shkon për shpenzime korrente (paga, energji, ngrohje, kancelari etj) dhe sa për investimet për laboratorë, biblioteka shkencore, pajisje të auditorëve me të gjithë infrastrukturën mësimdhënëse etj.Në kushtet e fakultetit tonë(FEA) në buxhetin për investime sidomos në atë për kërkimin shkencor dhe mjedisin mësimor, duhet të administrojmë dhe përdorim më mirë edhe burimet e brëndshëme, si ato të parcelave eksperimentale, dotacionet nga biznesi, kuatat e studentëve, financimet e projekteve etj.Brezi i ri i ekonomistëve, kontabilistëve dhe i financierëve, që ulet ne bankat universitare, mund të themi se ende nuk ka urat e komunikimit as me librin shkencor të huaj apo eventualisht të prodhuar në Shqipëri, as me elementët praktikë në tregun e punës. Libri shkencor bashkëkohor dhe i thjeshtë, në fushën e ekonomiksit, financierit, kontabilitetit, nuk bie në dorë të studentëve.Edhe përkthimet që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen kanë probleme, mbasi nuk janë të fundit dhe përkthimi i tyre nuk bëhet si duhet. Në këto kushte, studentët që përgatiten kanë probleme, kanë mangësi të theksuara në formimimin e tyre.Auditoret tona vuajnë dhe për pajisje minimale, si videoprojektorë, lapostilë, tabela apo dhe kompjutera me programe të kohës. Në Shqiperi sundon akoma mania dhe mendësia për të investuar më shumë në beton e mure, kafene e qebatore të kulturës Orjentale dhe pak për të mundësuar krijimin e asaj që kërkon Shekulli 21: në “kapitalin njerëzor”.

 Së shtati, duke parë strukturën e burimeve të financimit të universiteteve të BE-së, SHBA-së, Japonisë, Australisë, etj, evidentohet fakti se financimet nga buxheti i shtetit janë rreth 15-55%, nga pushteti lokal 10-15%, nga sektori privat 5-12%, nga institucione të treta që kërkojne të përfitojnë shërbime nga universitetet (studime, kërkime etj) 15-20% dhe nga studentët vetëm 5-8%. “Kreditë që shteti amerikan u jep universiteteve publike amerikane, përfaqësojnë vetëm 15-20% të buxhetit të tyre funksional. Eshtë detyrë e çdo Universiteti apo Fakulteti që të organizohet për të financuar pjesën tjetër, duke nxitur kështu një shumicë strategjish dhe objektivash në drejtimin e Universitrit apo Fakultetit(FEA) dhe mbi të gjitha, në ngritjen e reputacionit të tyre”.

Rasti i universiteteve amerikane dhe i disa universiteteve në Europë, që finacohen kryesisht nga kompanitë e mëdha apo nga bankat, dëshmon për një koncept të ri të menaxhimit të universiteteve. Nisur nga kjo përvojë, ka ardhur koha që edhe biznesi shqiptar, bankat, kompanitë e sigurimeve etj, të financojnë universitetet apo qendrat kërkimore-shkencore, kundrejt shërbimeve përkatëse. Kjo do të ketë leverdi të dyanshme dhe do të nxisë e stimulojë zhvillimin për të dy palët. Por aktualisht, në Shqipëri, vëmendja kryesore e biznesit është përqëndruar vetëm te “presioni” ndaj qeverisë për lehtësira fiskale, për uljen e pengesave administrative etj, dhe nuk ka ndonjë platformë për përgatitjen e menaxherëve të rinj, ekonomistëve, financierve, apo kontabilistëve të nivelit të lartë, si dhe për lidhje institucionale me universitetet apo fakultetet. Asnjë nga kompanitë dhe njësitë e biznesit, me përjashtime të rralla, nuk ka bërë një aktivitet apo kontratë me FEA-në për të paraqitur nevojat e tyre për specialistë apo për t’i kërkuar Fakultetit përfshirjen në programet e tyre mësimore të njohurive specifike e të domosdoshme për një menaxhim sa më cilësor të bizneseve me drejtim agrobujqësor të tyre(të paktën unë nuk di të ketë ndonjë rast tjetër, përveç atij të Z.Behar Malaj, që në mënyrë vullnetare ka financuar rikostruksionin dhe paisjen një salle leksionesh me rreth 100 vënde.Kjo është një lule, por duhen dhe të tjera për të financuar laborator të rinjë informatike, vidjo etj. si për shkencat ekzakte dhe ato sociale). Por, edhe FEA sidomos Dekanati, Departamentet sidomos ai i informatikës, matematikës etj.duhet të lëvizin në këtë drejtim, drejt bashkpunimit me bizneset dhe të mos mbeten në pritshmëri.

Në debatet e sotme për rolin e universiteteve dhe të pedagogëve, po artikulohet kërkesa që ata të përgatisin jo vetem specialistë, por në radhë të parë qytetarë, që pedagogët të mos jenë thjesht mësimdhënës, por edhe ekspertë me spektër të gjerë.Këtu, aty këtu nxjerrin kokën dhe mendime medrioke, që petagogu të mos dalë jashtë kornizave të leksionit të lëndve specifike, të mos bëjë histori, të mos flasë kur e pyesin studentët se ç’farë është rilindja kombtare apo ajo Europiane etj. Në një konferencë botërore për arsimin e lartë, te zhvilluar para disa muajsh, nga të gjithë u ra dakort për nevojën e “një reforme thelbësore të universiteteve, në drejtime të tilla si caktimi i misionit të tyre, ndryshimi radikal i formave të funksionimit dhe i metodave e burimeve të financimit”, në mënyrë që ato të luajnë një rol qëndror në shoqërinë moderne. Propozimi më i rëndësishëm ishte “krijimi i një marrëveshjeje të re për universitetet”, e cila do të ripërcaktojë lidhjet, bashkëpunimin dhe detyrimet e ndërsjella ndërmjet universiteteve, shtetit, shoqërise civile dhe biznesit. Thelbi i kësaj marrëveshjeje synon “vendosjen e universiteteve në qëndër të aktorëve dhe faktorëve të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e social të çdo vendi”. Ato duhet të kryejnë mirë “detyrën e tyre sociale, për të nxjerrë të përgatitur ekspertë në fusha të ndryshme profesionale”.

Në këtë këndvështrim, ndryshon domosdoshmërisht edhe koncepti për figurën e pedagogut. Deri nga fundi i Shekullit të 20-të koncepti për profesorin ishte ai i “një njëriu të ditur në një fushë apo disiplinë të caktuar, i aftë për të përcjellë sa më mirë njohuritë te studentët dhe rigoroz në vlerësimin e përvetësimit të dijeve nga ana e tyre”. Sipas informacioneve të fundit, gjithnjë e më tepër kombëtare dhe ndërkombëtare etj., universitetet po popullohen me profesionistë, misioni dhe aktiviteti i të cilëve artikulohet rreth mësimdhënies dhe kompetencës në disa fusha të caktuara, në kërkimet dhe publikimet shkencore, në pjesëmarrjen në rrjete kërkimore, në punën jo vetëm të specialistëve të zotë, por dhe të qytetarëve me kulturë të gjërë me atdhedashuri.Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, ka hedhur hapa përpara për tu përgëzuar në drejtim të materializimit të dijeve me disa studime e projekte të rëndësishme sidomos në organizimin e dhe mbarshtrimin e prodhimit bujqësor, organizimin dhe administrimin e fermave, në çështjet fiskale e tjera.Por, Ministria e Bujqësisë duhet ta këthej fytyrën më seriozishtë nga kjo lule që ka filluar të lulëzojë duke bashkpunar për çështje dhe më të rëndësishme që ka nevojë si ato për:pronësin e tokës, strukturën e prodhimit bujqësor e blektoral, mënyrë organizimit të fermave e tjera.

Sot, universitetet po shndërrohen në qendra influence e përpunuese politikash dhe prodhuese teknologjish të reja dhe bota universitare është shumë më e hapur ndaj shoqërisë. Duke qënë kështu, FEA-së i kërkohet të bëjnë shumë më tepër për krijimin e kapitalit njerëzor, zhvillimin e informacionit, zhvillimin e “materies gri”, që përbëjnë pasurinë e vërtetë të kombeve.Pedagogu i sotëm po i afrohet më shumë figurës së “një sipërmarrësi akademik”, i aftë të përballojë e koordinojë ciklet e ndërthurura të shkencës, ekonomisë, të kontabilitetit, zhvillimit dhe shoqërisë. Tërheqja e shumë pedagogëve të rinj nga fusha e praktikës,  sidomos e biznesit, financës,  kontabilitetit, etj, ka bërë që në mesimdhënie, sidomos në procesin e seminareve dhe laboratorëve, të bëhet më mirë lidhja e elementëve teorikë me ato praktikë nga jeta e gjallë e njësive të biznesit, të ekonomisë etj.Qëllimi është që studenti i degës së agro-biznesit, financës, politikave, kontabilitetit, të formohet mirë si teorikisht dhe praktikisht, për t’iu përgjigjur më mirë detyrave në rritje të kohës. Por, megjithë përmirësimet që ka, ende ndeshen probleme që lidhen me mësimdhënien dhe me detyrimet reciproke student-pedagog, apo mësimëdhës-mësimënxënës.Nga një analizë e bërë me studentë të vitit të dytë të agro-biznesit, përqindja e kalueshmërisë për herë të parë në të gjitha lëndët nuk i kalon rreth 15-20% e tyre, sidomos në Matematikë dhe Informatikë, por dhe në ndonjë lëndë tjetër.

Çfarë tregon kjo shkallë e ulët kalueshmërie?Cilësi të dobët mësimdhënje apo produkt skarco të nxjerrë nga pedagogët?

Mendojmë se problemi duhet parë në dy këndvështrime:a)në përgjegjësinë që kanë pedagogët për cilësinë e mësimdhënies, që ndikon drejtpërdrejt në shkallën e përvetësimit të njohurive nga studentët;b)në përmbajtjen, cilësinë dhe efikasitetin e teksteve që përdoren.

Në tërësi, tekstet e universiteteve tona janë përkthime, por edhe si të tilla ato janë të disa viteve më parë, ndërkohë që informacioni është rritur, pasi ka patur zhvillime të reja në të gjitha fushat. Kjo krijon mangësi në nivelin e formimit të studentëve.

Mendojë se qëllimi i pedagogut bashkëkohor, sidomos në lëndët e shkencave ekzakte, nuk duhet të jetë kapja e studentëve me pyetje të vështira, madje të padiskutuara as në leksion ose në seminar, por spjegimi me përkushtim, kontrolli i përditshëm i punës së çdo studenti, diskutimi i hapur, bashkëbisedimi, konsultimet për tema të veçanta e të vështira etj, të gjitha këto në sherbim të formimit cilësor të çdo studenti. Duke ndjekur metoda të tilla, te studentët do të kultivohet mentaliteti i ri, a i shpirtit të punës dhe ndryshimit. Ata do të ndjejnë më shumë përgjegjësi, do t’u përgjigjen detyrimeve të tyre, njohuritë do t’i marrin më të thella dhe koeficienti i kalueshmërisë do të jetë më i lartë.

Studentët tanë sidomos në informatikë, financë, kontabilitet e ndonjë tjetër, duhet të mësohen të komunikojnë me shifra, me numra. Komunikimi numerik kërkon përdorim të mirë të sistemeve të teknologjisë së informacionit.Në këtë drejtim, kërkohet punë serioze me studentët që përgatiten si ekonomist, financier apo kontabilistë të rinj, në laboratorë të ngrutura posacerisht për ta, ku të konkretizohen lidhjet e teorisë me praktikën, për të përgatitur kapacitete për tregun e punë.

Në strategjinë kombëtare të Qeverisë Shqiptare për Zhvillim dhe Integrim, 2013-2017, në kapitullin për Arsimin e Lartë (Përmirësimi i mësimdhënies), thuhet: “Filozofia e reformës së arsimit të lartë synon të pajisë të diplomuarit me aftësi të transferueshme dhe të përgjithshme, siç janë ato të analizës të të menduarit, arsyetimit, prezantimit dhe komunikimit”. E gjithë natyra e marrëdhënieve mes individit të stafit akademik dhe studentëve, nevojitet të ndryshohet në mënyrë që të jetë interaktive.Për të nxitur përdorimin e metodave ndërvepruese mësimdhënëse me studentin në qendër, Fakultetit tonë, duhet t’u jepen fonde të posaçme investimi.Njëkohësisht ai (FEA) të përgatisë një sistem të zhvillimit të performancës dhe karrierës për stafin akademik, duke vënë theksin në cilësinë e mësimdhënies, metodën petagogjike dhe në mjedisin mësimor.

II.Në mënyre të përmbledhur, FEA që përgatit ekonomistë, kontabilistë, financierë etj., për t’iu përgjigjur sfidave të kohës, ç’farë duhet të bëjë?

  1. Reforma curriculave, e cila asnjëherë nuk duhet të quhet përfundimtare.Ajo duhet të ketë si objektiv të saj aplikimin konkret, në përputhje me kushtet e Shqipërisë, të “Deklaratës së Bolonjës”, sidomos nga këndvështrimi i mobiliteteve (lëvizshmërisë) dhe shkallës së krahasueshmërisë me universitetet analoge europiane. Mendojë se me gjithë arritjet, ka akoma konfuzion e subjektivizëm në përgjigje të disa pyetjeve:“Duhet të stimulojmë Fakultetet e specializuara apo ato të përgjithshme?”, “Cili është sistemi më i mirë i seleksionimit dhe i pranimit në universitet për diplomën e ekonomistit, financierit, kontabilitetit ?”, “Vlerësimi i studentëve të bazohet në volumin e dijeve apo në logjikën e kompetencave të fituara?”, “Si ta përmirësojmë raportin ndërmjet “mësimit” dhe aftësisë së “të mësuarit” apo edhe elementët praktikë, etj? Të gjitha këto kërkojnë diskutime serioze dhe vendimarrje të shpejtë, sepse kohë e fundit është rritur presioni ndaj petagogut për të marrë nota fiktive, diplloma pa merit, për të mos thënë fiktive, apo në nivel mastër profesional në financë-kontabilitet e tjerë, pranohen student me mesatare të ulët e tjera.
  1. Rritja e cilësisë së Fakultetit dhe e produktit të tij.Gjatë viteve të fundit, universitetet dhe bota akademike kudo në botë po njohin një rritje të madhe të ndjeshmërisë ndaj “ konceptit të cilësisë”, rritjes së kapaciteteve në të gjitha fushat dhe ato ekonomike e financiare, aq më tepër pas krizës financiare. Po si mund të përshtatim në kontekstin e Fakultetit tonë(FEA) nocionet e cilësisë, rritjes së kapaciteteve? Si t’a masim dhe vlerësojmë cilësinë në kushtet tona? Cilët janë treguesit më të përshtatshëm të mundshëm për të matur e për të shprehur nivelin e cilësisë dhe evolucionin e saj? Në praktikën tonë mbizotëron përpjekja për ngritjen dhe konsolidimin e sistemit të akreditimit, por krahas tij, përvoja më e mirë botërore të çon drejt ngritjes së sistemeve specifike të auditimit të cilësisë së universiteteve, në “sistemet e çertifikatave të cilësisë” etj, të cilat mendojë se duhet fillimisht t’i njohim dhe të përpiqemi t’i zbatojmë.
  2. Bashkëpunimi ndëruniversitar. Thellimi i fenomenit të globalizimit, zgjerimi i BE-së dhe i NATO-s, rritja e kontakteve rajonale, zhvillimi i internetit, sistemi i mobiliteteve etj, janë faktorë përcaktues që duhet të nxisin fakultetin tonë(FEA) që përgatisin ekonomistë, kontabilistë dhe financierë, për të zhvilluar sa më shumë projekte bashkëpunimi të tipit “veri-jug”, “lindje-perëndim” etj. Në këtë aspekt, me gjithë hapat që kemi bërë përpara(në gjirin tonë kemi dhe një profesor Gjermanë), jemi akoma prapa. Bashkëpunimi me fakultete të tjera jashtë Shqipërisë duhet të ngrihet në nivele të reja, jo vetëm në mësimdhënie, por dhe në tema studimore të përbashkëta, konferenca e simpoziume, etj.Pjesëmarrja e profesoratit në rrjete kërkimore shkencore e pedagogjike, në rajon e Europë, me përjashtime të rralla, pothuajse s’ndihet fare.Edhe mobiliteti i studentëve ekonomist, menazher, kontabilistë apo financierë, drejt universiteteve apo fakulteteve ekonomike rajonale e më gjerë dhe e kundërta, mobiliteti i studenteve të huaj në fakultetet e ekonomisë, është pak i praktikuar etj.
  3. Zhvillimi dhe përvetësimi i teknologjive të reja të komunikimit dhe të informacionit.Sipas ekspertëve, arsimi i lartë i Shekullit të 21-të do të ngjajë shumë pak me atë që jemi mësuar deri tani. Përdorimi masiv i teknologjive të reja informatike dhe rritja e vazhdueshme e vëllimit të njohurive që do të marrin studentët, do të çojnë në ndryshime radikale të punës në universitete. Teknologjitë e reja janë duke i ndryshuar me shpejtësi të gjitha metodat e praktikat e aktivitetit njerëzor dhe, nga ky këndvështrim, nuk bëjnë përjashtim as universitetet.Ndërkohë që në FEA, as që bëhet fjalë për binomin më normal: “një student-një kompjuter i lidhur me internetin”, apo për salla të mirëfillta informatike për studentët, për përdorim masiv të logjistikës në procesin mësimor etj. Në vend të këtij binomi, në kampusin e Universitetit tonë(UMB) shikojmë në çdo qoshe kafene, bufe, restorante, kazino etj, në vend të sallave të internetit, bibliotekave me libra shkencore të përkthyer apo original atj. Këto e të tjera, nuk duhet t’i shohim si luks, por si mjedisë të të mësuarit, si mjete të domosdoshme didaktike, që i shërbejnë procesit të mësimdhënies, nivelit cilësor të tij.

Si t’a arrijmë? Mendojmë se nga kampusi i Universitetit(UMB) të hiqen kafenetë, bufet, restorantet, kazinotë, lojrat e fatit, që çdo ditë janë mbushur me studentë. Kini mirësinë zotërinj, i vizitoni njëherë seriozisht, në vend të qetësisë për studim të studentëve, do të dëgjoni muhabet me orë të tëra,  muzikë të gjithfarë lloji etj. Kjo situatë duhet të ndryshojë: në vend të kafeneve dhe sallave të lojrave të fatit dhe muzikës çjerrëse, duhet të fusim mentalitetin e studimit tek studentët, gjatë gjithe jetës. “Njeriu duhet të mësojë çdo ditë sikur s’do të vdesë asnjëherë”, sidomos në ekonomi, financë, kontabilitet, duke krijuar sa më shumë biblioteka dixhitale, salla me kompjutera dhe internet, me database për kontabilitet, statistikë, menaxhim, matematikë etj.

Mendojmë se kjo do të jetë një qasje e re me mentalitetin e studentit, për të futur shpirtin e punës dhe të përvetesimit të të rejave të teknologjisë të shekullit 21.

III.Disa rekomandime:

Së pari, mendojmë se teknologjitë e reja të informacionit qoftë në shkencat ekzakte, sociale, kontabilitet etj. duhet të paraprijnë formimin e mendimit të ri të ekonomistëve, financierve, kontabilistëve etj.P.sh në kontabilitet në një të ardhme të afërt, teknologjia mund të çojë deri në braktisjen e kontabilizimit me hyrje te dyfishtë, sepse gjykohet që nuk ështe e nevojshme në procecismin e të dhënave kompjuterike.Teknologjia e informacionit kontabël mund të ndryshojë edhe natyrën e rapotimit të jashtëm.Kjo sepse përdoruesit e jashtëm, duke pasur akses në bazën e të dhënave të njësisë së biznesit, i manipulojnë ato për të përmbushur nevojat e tyre të raportimit.Dhe raste manipulimi dhe mashtrimi ne raportimin financiar po vërtetohen gjithandej. Mashtrime të tilla e kanë kaluar shifrën 650 miliard $. Po Shqipëria ka mashtrime? Patjetër që ka dhe janë vërtetuar, si ato që kemi dëgjuar…. që janë spekullime të pastëra për të evituar pagesën e taksave, apo vjedhjet në Bankën e Shqipërisë, ndërkohë që ish Guvernatori kërkon dëmshpërblim rreth 500 mije usd apo euro, si i pafajshëm.

Tekonologjia e Informacionit çdo ditë po gjen terren më të madh në vendimarrjet e biznesit.

Kjo sepse janë rritur:

  1. a) Aftësitë e fuqishme kërkuese që shoqërojnë paketat e bazës së të dhënave.
  2. b) Aftësia për të akomoduar pikëpamje të shumta të të njëjtit fenomen themelor në praktikat e biznesit.
  3. c) Aftësia për të integruar të dhënat financiare dhe operacionale.

 Në këtë këndvështrim, ekonomistët, financierët, menaxherët, kontabilistët etj.. që në bankat e shkollës, duhet të njihen mirë me bazën e të dhënave, në mënyrë që ata të mund të marrin pjesë në zhvillimin e sistemeve të informacionit (IT-i) edhe në sektorë të vecantë si bujqësia, ndërtimi, telekomunikacioni, prodhimi, mjedisit etj. Ata duhet të mësojnë që në bankat e shkollës dhe më pas, të ndihmojnë, duke siguruar që të përfshihen në kontrolle të mjaftueshme për të mbrojtur të dhënat dhe për të siguruar besueshmërinë e informacionit në fushat përkatëse ekonomike.

Së dyti, mendojmë se ka ardhur koha që institucionet qeverisëse, ato edukuese dhe politikëbërsit e fushës ekonomike, në marrëveshje me njëri-tjetrin, të hartojnë plane veprimi, me qëllim implementimin e paketave të reja profesionale, sidomos në fushën e Teknologjisë së Informacionit , me qëllim ngritjen e cilësisë në çdo hallkë.

 Së treti, edhe edukatorët e ciklit të arsimit të lart, duhet ta kuptojnë më mirë kohën. “Koha s’ka më kohë për ne”. Duhen futur programe shtesë, të veçanta vetëm për pedagogët e çdo fushe ekonomike. Këto disiplina të flasin me një zë në çdo universitet publik apo fakultet, por dhe privat, duke trajtuar thellë dhe qartë arritjet e teknologjive të informacionit.Njëkohësisht petagogët (edukatorë) këto t’i përcjellin sa më thjesht tek studentët e çdo niveli, në modulet e menazhimit, kontabilitetit, auditimit, financës etj.

Profesorë të njohur në botë, për reformën e edukimit në shkollat e larta theksojnë: “Me teorinë tonë të njohjes, ne do të kërkojmë që studentët të dëshirojnë të mësojnë, të dinë të mësojnë dhe çfarë të mësojnë.”  Problemet e trajtuara nuk kanë qëllim të mohojnë arritjet në fushën e edukimit të ekonomistëve, menazherve, financierve, kontabilistve etj. Ato tërheqin vetëm vëmendjen se ku janë pikat e dobëta në shtëpinë tonë të edukimit dhe çfarë ide duhet të rrokim për të ndryshuar më tej në botën e edukimit për të rritur më tej kapacitetet në këtë fillim shekulli.

SHKARKO APP