Falimentimi i biznesit, 32 çështje në gjykatë

Në gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, numri i kërkesave për faliment ka ardhur në rritje. Sipas të dhënave zyrtare të kësaj gjykate, çështjet e reja të mbërritura për shqyrtim për periudhën janar – qershor 2016 ka mbërritur në 10. Në total numri i çështjeve të mbartura edhe nga viti i kaluar që kanë objekt falimentin numërohet në 32.

Së fundmi kjo gjykatë është shprehur edhe për deklarimin e pretendimeve për dy raste, ai i Italcrome ( që ka vepruar në Burrel) dhe Al.p.in shpk ( naftë dhe gaz), për të cilat pritet të publikohet lista e verifikimeve të pretendimeve të kreditorëve. Po sipas të dhënave zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Parë gjatë periudhës janar – qershor 2016 janë regjistruar në total 11,012 çështje civile nga të cilat 6,047 janë të ardhura të reja, ku pjesa më e madhe kanë të bëjnë me shkaktim dëmi, padi pronësie, padi kontraktuale, kundërshtim veprimi përmbarimor etj.

Gjatë vitit 2015 numri i çështjeve me objekt falimenti arriti në 64 në total.

Së fundmi në Kuvend ka mbërritur për disktutim projekligji për Falimentin dhe ai për disa ndryshime në Kodin Civil.

Janë rreth 200 nene që do të përcaktojnë të gjithë zinxhirin nga do të kalojë falimenti e ku për herë të parë në historinë e legjislacionit për falimentimin që është miratuar pas viteve ’90, parashikohet një radhë e posaçme preferimi për shlyerjen e detyrimeve para dhe pas rishpërndarjes.

SHKARKO APP