Falimenton bursa e parë online në Shqipëri?!

“Easy invest”, një nga bursat e investimeve online, thuhet se ka mbyllur aktivitetin në Shqipëri duke marrë me vetë investimet e qindra kreditorëve në Shqipëri dhe Kosovë.

Lajmi u njoftua nga kreditorët e kompanisë pranë “Monitor”, të cilët janë braktisur që në korrik të këtij viti pa asnjë sqarim.

“Easy invest” që funksiononte si një platformë investimi online, në korrik të këtij viti mbylli webin “www.easyinvest.al”nën shënimin “under construction”.

Gjithashtu adresa fizike e kompanisë në rrugën Donika Kastrioti, pallati 14 kati pare në Tiranë nuk i përket më kësaj kompanie, raporton Monitor.

Sakaq kompania ka shpallur falimentin në Qendrën Kombëtare te Regjistrimit duke kaluar në pezullim statusin e saj, që në korrik të këtij viti, por pa lajmëruar asnjë nga investitorët duke lënë pas vetëm humbje.

Z.Frashëri nga Berati një nga investitorët e “Easy Invest” tha se e nisi lojën me 60 euro investim. Ai tha se investimin e nisi më shumë për hobi sesa për fitim. Por teksa njoftoi se kompania është zhdukur bashkë me kontaktet tha se ka shumë investitorë të tjera në Shqipëri dhe Kosovë që kanë humbur shuma të mëdha parash. Frashëri tha gjithashtu se ishte i interesuar për statusin juridik të këtyre subjekteve por nuk pagjetur të dhëna të mjaftueshme.

 

Kompania kishte aktivitet edhe në Kosovë. Burimet nga kreditorët pohojnë se disa persona kanë humbur  mijëra euro, por nuk po denoncojnë në polici për shkak se shpresojnë të marrin paratë.

Bursat online janë një fenomen mjaft i përhapur dy vitet e fundit. Teksa interesat në banka  janë ulur ndjeshëm dhe është forcuar procesi i kontrollit të burimit të parave në banka shumë persona kanë zgjedhur bursat online si forma të përshtatshme investimi.

Mirëpo teksa tregu i mbushur plot dhe këto subjekte që as nuk kanë licencë dhe as nuk mbikëqyren falimentet kanë nisur.

SHKARKO APP