Falje 80% të gjobave për subjektet që shlyejnë sigurimet deri në 30 prill

“Të gjithë ata subjekte të cilat do të paguajnë brenda datës 30 prill kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, do të përfitojnë faljen në masën 80% të gjobave.” Deklarata është bërë ditën e sotme nga Ministri për Zhvillimin Ekonomik Arben Ahmetaj në një dalje për mediat. Në fjalën e tij Ministri Ahmetaj theksoi se falë vendimit të marrë ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave rreth 59 411 subjekte mund të përfitojnë faljen e gjobave në masën 80%. Port ë gjithë këta subjekte duhet të paguajnë detyrimet e prapambetura të kontributeve shoqërore dhe shëndetësore brenda datës 30 prill 2015. Sipas Ahmetaj ky është një lajm i mirë për të gjitha sipërmarrjet shqiptare, të cilat mund të përfitojnë nga ky lehtësim, vetëm nëse paguajnë detyrimet brenda afatit të përcaktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?